Maqedoni

Zbatimi i Marrëveshjës së Ohrit, Sulejmani: Nevojitet jetësimi i frymës së dokumentit; Malevski: Proces që realizohet në vazhdimësi

13.08.2019 18:09

Me zyrtarizimin e gjuhës shqipe, Marrëveshja e Ohrit në aspektin juridik cilësohet e mbyllur...

Me zyrtarizimin e gjuhës shqipe, Marrëveshja e Ohrit në aspektin juridik cilësohet e mbyllur, por ende mbetet e hapur pyetja se sa u realizua fryma e dokumentit kornizë.
 
Njohësi i zhvillimeve politike Rizvan Sulejmani konsideron se përfaqësimi i shqiptarëve ka rritje, por nevojitet të arrihet niveli i duhur.
 
Zbatimi I fundit të ligjit të gjuhës shqipe është në zanafillat thotë Sulejmani, ndërkaq sipas tij rrezikohet edhe koncepti multietnik duke u zëvendësuar me termin interkulturor.
 
“Nuk ka ngritje në vertikal, gjegjësisht avancime të kuadrit nëpër institucionet shtetërore. Edhe më tutje në disa institucione duket se përfaqësimi I shqiptarëve është nën nivelin e pritur, gjegjësisht ende nuk ka tejkaluar 10%. Përdorimi i gjuhës që ka një avansim por implementimi I këtij ligji të fundit për përdorimin e gjuhës, ende nuk është vënë në përdorim dhe është në zanafillat e saj. Nëse shihet strategjia për bashkëjetesë , gjegjësisht harmoni ndëretnike, aty përdoret termi intrakulturore, që nuk është term as kushtetues, as e përmban Marrëveshja e Ohrit dhe besoj se është çështje që duhet të hapet për diskutim”, u shpreh analisti politik Rizvan Sulejmani
 
Analisti Denko Malevski konsideron se Marrëveshja e Ohrit paraqet një proces I cili zbatohet në vazhdimësi, por që gjithsesi është themel I fuqishëm I stabilitetit dhe demokratizimit të shoqërisë.
 
“Tani e kemi barazinë, kemi stabilitetin e shtetit falë marrëveshjes së ohrit. Sa mund të thuhet se me marrëveshjen përmbyllen gjitha temat që kanë të bëjnë me marrëdhëniet e bashkësive etnike, këtë nuk mund ta them, pasiqë ky është një proces permanent I emancipimit të popujve dhe lëndë e dialogut. Ajo që mund të shpresojmë është se gjithmonë në të ardhmen dallimet do ti zgjidhim në kuadër të sistemit politik dhe në një formë demokratike, ashtu siç I ngjason një shteti anëtarë të NATO-s dhe anëtare të ardhshme të BE-së”, theksoi analisti politik Denko Malevski.
 
18 vite më parë në Ohër nën prezencën e ndërkombëtarë u nënshkruajt Marrëveshja Kornizë, që njehrësh I dha fund konfliktit të armatosur, ndërkaq synohej avancimi dhe përfaqësimi I drejtë I shqipëtarëve në sistem.
 
MERAL ISMAILI