Maqedoni

Mbledhja e qeverisë, ekip operativ për të luftuar krimin

13.08.2019 19:03

Qeverianë mbledhjen e sotme ka vendosur që të formojë ekip operativ i cili do ta luftojë krimin dhe korrupsionin...

Qeverianë mbledhjen e sotme ka vendosur që të  formojë  ekip operativ i cili do ta luftojë krimin dhe korrupsionin,  me qëllim që drejtësia të jetë e kënaqur dhe të ketë përgjegjësi për të gjithë që kanë marrë pjesë ose kanë ndihmua në këtë drejtim në të kaluarën.

Me ekipin  në të cilin do të përfshihen përfaqësuesit më të lartë të gjitha insitucioneve të vendit, do të udhëheqë ministri i  i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski.

Qeveria e RMV-së,  angazhohet  maksimalisht që  drejtësia të jetë e kënaqur dhe të ketë përgjegjësi të plotë për të gjithë ata që kanë marrë pjesë ose kanë ndihmuar krimin dhe korrupsionin në të kaluarën dhe tani.

Ekipi operativ është plotësisht i përgatitur që të jetë në dispozicion të Prokurorisë Publike dhe të gjyqësorit në realizimin e obligimeve të tyre ligjore, thuhet në komunikatën e lëshuar nga Qeveria.