Botë

Francë: Varka përmbyset në det, vdesin brenda në kabinë 3 fëmijë

13.08.2019 19:48

Tre fëmijë të moshës 7, 9 dhe 13 vjeç humbën jetën pasi një varkë u përmbys, ndërsa tre persona të rritur mbetën të lënduar...

Ngjarja ndodhi pasditen e së hënës, në Francë në qytetin Agon-Coutainville.Autoritetet thanë së tre fëmijët u gjetën të pajetë në kabinën e varkës, ndërsa tre të rriturit u shoqëruan në spital.
 
Ende nuk dihet shkaku i këtij incidenti në det, por dyshimet e para flasin për një defekt në motorin e varkës.
 
Të rriturit ranë në ujë, ndërsa tre fëmijët mbetën brenda në kabinë.Autoritetet po punojnë për zbardhjen e rrethanave të këtij aksidenti në det.