Botë

Hong Kongu mes kaosit dhe panikut, Lam: Mos e shtyni qytetin drejt ”humnerës”

13.08.2019 20:33

Hong Kongu edhe më tej është mes kaosit dhe panikut. Për të pestën ditë me rradhë, demonstrantët në Hog Kong kanë okupuar sallat...

Hong Kongu edhe më tej është mes kaosit dhe panikut. Për të pestën ditë me rradhë, demonstrantët në Hog Kong  kanë okupuar sallat e aeroportit ndërkombëtar duke shkatuar anullime të qindar fluturimeve.
 
Udhëheqësja e Hong Kongut Carrie Lam ka paralajmëruar protestuesit antiqeveritarë  të mos e shtyjnë qytetin drejt "humnerës".
 
Lam paralajmëroi se Hong Kongu kishte "arritur në një situatë të rrezikshme" dhe se dhuna do ta shtynte atë "në një rrugë pa kthim".
 
Trazirat masive kanë tronditur qytetin për 10 javë me radhë dhe nuk ka asnjë shenjë për rikthimin në normalitet të situatës.Protestat nisën për të kundërshtuar një projekt-ligj që lejonte ekstradimin e banorëve të Hong Kongut në Kinë.
 
Edhe pse qeveria tani e ka pezulluar projektligjin, i cili do të lejonte ekstradimet në territorin e Kinës, demonstruesit duan që ai të tërhiqet plotësisht. Kërkesat e tyre janë zgjeruar, duke përfshirë thirrjet për më shumë demokraci, dhe dorëheqjen e udhëheqëses Carrie Lam.
 
Policia e Hong Kongut të martën u përplas me protestuesit antiqeveritar. Policia gjuajti gaz lotsjellës në të gjithë Hong Kongun, duke përfshirë një stacion hekurudhor të mbyllur.Gjatë përleshjeve u plagosën një numër protestuesish, përfshirë një polic.