Rasti “Zhvatja”, Zaev: Nuk do te lejoj qe dikush te rrezoje qeverine
Qeveria është e vendosur të luftojë deri në fund krimin e organizuar dhe korrupsionin e nivelit të lartë...

Qeveria është e vendosur të luftojë deri në fund krimin e organizuar dhe korrupsionin e nivelit të lartë, duke shtuar se secili duhet të të mbajë përgjegjësi për atë që po ndodh me rastin zhvatja.
Zaev potencoi se nuk do të lejojë që dikush të rrëzojë qeverinë.Në përgjigjen e tij për gazetarët ZAev ka thënë se ka biseduar përmes telefonit me komisarin e lartë për zgjrim Johanes Han, ku ky i fundit ka kërkuar që rasti Zhvatja të zbardhet deri në fund, Zaev ka njoftuar komisionerin Han për masat që ka ndërmarrë qeveria për luftimin kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Kryeministri Zaev dhe komisari Hahn, kanë biseduar për zhvillimet e fundit rreth prokurorisë publike Han dhe Zaev kanë konstatuar se institucionet e sistemit duhet që sa më shpejt dhe në mënyrë efikase të zbardhin ngjarjet aktuale, por edhe pa shtyrje të procedojnë të gjithë lëndët që dalin afera e përgjimeve. përfshirë edhe rastin zhvatja.
Zaev dhe Han gjatë bisedës kanë konstatuar se duhet të vazhdojnë përpjekjet e partive për miratimin e ligjit për Prokurorinë Publike në Kuvend, si dhe qëllimi i të gjitha partive të jetë vendimi pozitiv për marrjen e datës për nisjen e bisedimeve me BE-në, në tetor.
