Maqedoni
18 jet nga Marrëveshja e Ohrit, Duraku: MO, kyce për krijimin e institucioneve; Zaev: Arritëm t’i mbyllim cështjet e hapura të MO-së; Ahmeti: Qytetarë flasin për NATO dhe BE
13.08.2019 20:46
Kaluan plot 18 vjet nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Ohrit, më 13 gusht të vitit 2001 me të cilën u mbyll konflikti i armatosur dhe u arrit marrëveshja për avancimin e pozitës së shqiptarëve në shtet. Dokumenti atëbotë u firmos nga faktori politik në Maqedoni dhe me garancën e faktorit ndëkombëtarë, i cili që nga atëherë e deri ë sot e kësaj dite vazhdoi të mbështesë realizimin e Marrëveshjes si dhe jetësimin në praktikë të frymës së saj.

Kaluan plot 18 vjet nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Ohrit, më 13 gusht të vitit 2001 me të cilën u mbyll konflikti i armatosur dhe u arrit marrëveshja për avancimin e pozitës së shqiptarëve në shtet. Dokumenti atëbotë u firmos nga faktori politik në Maqedoni dhe me garancën e faktorit ndëkombëtarë, i cili që nga atëherë e deri ë sot e kësaj dite vazhdoi të mbështesë realizimin e Marrëveshjes si dhe jetësimin në praktikë të frymës së saj. Në manifestimin e mbajtur në organizim të ministrisë për sistem politik, zv/kryeministri i angazhuar për implementimin e marrëveshjes së Ohrit Sadulla Duraku potencoi se gjatë 18 viteve Marrëveshja e Ohrit ka qenë kyçe në krijimin e shumë institucioneve të cilat kanë mundësuar afrimin e dallimeve mes popujve.
“Mërrëveshja e Ohrit hapi rrugën e drejtë në realizimin e synimit tonë anëtarësimin në famijlen europiane. Gjatë 18 viteve të kaluara u krijuan u krijuan edhe institucione tjera të cilat I kanë zbatuar ndryshimet kushtetuese që ishin si rezultat I Marrëveshjes kornizë. Sekretariati për zbatimin e Marrëveshjes kornizë ishte institucion I rëndësishëm në zbatimin praktik të marrëveshjes, diku u ofruar një ndihë më madhe në krijimin e politikave në këtë fushë”, u shpreh zv/kryeministri per sistem politik Sadulla Duraku
Edhe Kryeministri Zoran Zaev potencoi se të arriturat në zbatimin praktik të Marrëveshjes së Ohrit kanë qenë shumë evidente sidomos në dy vitet e fundit.
“Përparimi në Marrëveshjesn kornizë është shumë evidente sidomos në dy vitet e fundit, ku kemi arritë ti mbyllim të gjitha qështjet e hapura për përfaqësim adekuat të të gjitha etniteteve. Unë besoj se do të vazhdojnë në këtë frymnë të gjithë së bashku ta ndërtojmë një concept për të gjithë. Ne jemi një europë e vogël, ku të gjithë së bashku besoj se mund të ndërtojmë një jetë më të mirë për të gjithë”,theksoi kryeministri Zoran Zaev.
Ndërsa lideri I BDI-së Ali Ahmeti u shpreh I kënaqur me të arriturat të cilat kanë dalë si rezultat I kësaj marrëveshje, e cila ka sjellë një frymë të re në politikbërrjen e Republikës së Maqedonisë së Veriut, ku për dallim prej 18 viteve më parë, sot në vend qytetarët flasin për anëtarësim në NATO dhe BE e jo më për konflikte.
Ministria e re e cila u krijia për system politik në mes bashkësive është bartësi institucional I kompetencave në përfaqësimin e drejtë dhe adekuat të etnive në vend.
FITIM KRYEZIU
