Sportet e Tjera
Pistorius “nuk është fajtor” për vrasje me paramendim
11.09.2014 16:24
Ky është vendimi që ka dhënë gjyqtarja për atletin paralimpik Oscar Pistorius...

Ky është vendimi që ka dhënë gjyqtarja për atletin paralimpik Oscar Pistorius, i cili vrau të dashurën e tij ish modelen Reeva Steemkamp natën e 14 shkurtit të 2012-s.
Gjykatësja Thokozile Masipa tha se prokuroria ka dështuar të japë prova se atleti i Afrikës së Jugut vrau me qëllim të dashurën e tij.
Pistorius, fitues i medaljes së artë në Lojërat Paralimpike Londra 2012, mohoi se e ka qëlluar qëllimisht Steenkampin, duke thënë se e kishte ngatërruar me një hajdut.
