ASH: Zaev i amnistoi zyrtarët e BDI-së , tani ju kërkon ndihmë
Aleanca për Shqiptarët ka reaguar sot ndaj deklarimeve të një dite më parë të kreut të komunës së Sarajit, Blerim Bexheti...

Aleanca për Shqiptarët ka reaguar sot ndaj deklarimeve të një dite më parë të kreut të komunës së Sarajit, Blerim Bexheti, i cili akuzoi se problem i ngritur nga Antikorrupsioni, me platformat pa leje në Matkë, është në fakt hakmarrje politike ndaj tij, pasi ka refuzuar kërkesën e kryeministrit Zaev për të ndikuar tek dy anëtarë të Këshillit Gjyqësor, për të votuar për shkarkimin e një gjykatësi.
“Ju kishit mundësi të krijoni kushte që zyrtarët e BDI të përfshirë në korrupsion dhe krim të organizuar, se bashku me gjykatësit dhe prokurorët partiak, të japin llogari për të kaluarën e tyre, por nuk e bëtë atë, po i amnistoni mandej kërkoni ndihmë nga ata, dhe nuk është çudi të jeni bërë njëjtë si ata”, thuhet ndër të tjera në reagimin e ASH-së.
