Rasti “Zhvatja”, Ruskoska u kthy në punë

14.08.2019 14:19

Shefja e Prokurorisë për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit Villma Ruskovska....

Shefja e Prokurorisë për  ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit Villma Ruskovska është kthyer nga pushimi vjetor. Nga kjo prokurori thonë se Ruskoska ka filluar punën dhe vazhdon me obligimet e saja, por pa dhënë shumë infomacione se çfarë masa do të ndërmeren për rastin “Zhvatja”.

Nuk ka konfimrim zyrtar se cilën ditë do të parqitet kryeprokurja speciale ne largim Katica Janeva për të dhënë dëshmi për rastin në fjalë.  Edhe kryeporkurori Ljubomir Jovevski disa herë paralamëroi se deri në fund të kësaj jave Janeva do të dëshmojë, nga PSP thonë se deri në këto momente ende nuk ka arritur ftesa e Ruskoska për të dëshmuar.

Për rastin “Zhvatja” deri tani dëshmin dhanë dy prokurorët peciale, Lile Stefanova e cila udhëheqë me lëndën e PSP-së dhe Elizabeta Josifovska.

Stefanova u thirr për të dhënë dëshmi si rezultat të përmendjes së emrit të saj nga ana e kryeprokurores speciale Katica Janeva në audio përgjimet e publikuara në gazetën Italiane “La Verita” se Stefanova është nën kontrollin e Janevës.

Dyshimet e para për përfshirje të personave të  tjerë në rastin “Zhvatja” i pari i shpallosi kryeprokurori Ljubomir Joveski i cili tha se prokuroria është në fazë të përpillimit të provave materiale dhe se sa  do të ketë zgjerim të hetimeve për këtë rast. Gazeta italiane “La Verita” për këtë rast deri tani ka publikuar 3 video dhe audio materiale. (Rexhep Qamili, TVM2)