Maqedoni

Rruga Kumanovë-Sveti Nikollë: Inspektohen punimet, rruga gati në tetor

14.08.2019 14:40

Ministri për transport dhe Lidhje, sot ka inspektuar punimet në sanimin e rrugës rajonale Kumanovë-Sveti Nikollë...

Ministri për transport dhe Lidhje, sot ka inspektuar punimet në sanimin e rrugës rajonale Kumanovë-Sveti Nikollë, e cila sipas të gjitha gjasave pritet të përfundojë deri kah muaji tetor, ndonëse ishte e paraparë të përfundojë gjatë pranverës së vitit të ardhshëm.
 
“Për momentin është duke u punuar në rikonstruimin e rreth 550km rrugë në tërë vednin. Kjo është evidente, këtë qytetarët mund ta shohin dhe ta përjetojnë sepse me të vërtetë po punojmë në përmirsimin e infrastrukturës rrugore.Gjithashtu dua të theksoj se me një intenzitet të këtillë po punohet edhe në infrastrukturën rrugore në Kumanovë, sic është përfundimi i rrugës Kumanovë-Opajë, por edhe në rrugët tjjera magjistrale dhe rajonale”, shtoi Goran Sugarevski.
 
“Rruga rajonale Kumanovë-Sveti Nikollë në gjatësi prej 42km, tashmë është kryer në 10km e parë, kurse në 15km të tjerë ka përfunduar shtrimi i shtresës së parë të asfaltit, kurse nga java e ardhëshme vazhdojmë edhe me shtresën e dytë. Ndonëse afati për përfundimin e tërësishëm është diku në pranverën e vitit të ardhshëm, sipas dinamiokës së punëve të ekzekutuesit pritet të përfundoj shumë më herët. Vlen të theksohet se në rajonin e Kumanovës janë duke u rehabilituar rreth 120km rrugë”, thksoi drejtori i N.P. “Rrugët Shtetrore të Maqedonisë së Veriut”, Zoran Kitanov.
 
“Në Kumanovë dhe në rajonin planor verilindorë që është njëri ndër më të varfërit nga 8 rajonet në vend, këtë vit kemi investime serioze kapitale të cilat vijnë nga buxheti i shtetit. Shfrytëzoj rastin tu falemnderohem edhe ministrisë për Transport dhe Lidhje si dhe N.P. Rrugët Shtetrore për implementimin intenziv të të gjitha këtyre projekteve”, thksoi mes tjerash Maksim Dimitrievski.
 
Vlera e këtij aktiviteti arrin shumën prej 2.9 milion euro, mjete këto të siguruara nëpërmjet Bankës Evropiane për Ripërtrirje dhe Zhvillim.
 
FATLUM AQIFI