Maqedoni
Deklarata e kryeministrit, reagojnë OJQ-të dhe shoqatatat e gazetarëve
14.08.2019 15:00
Sektori civil dhe shoqatat e gazetarëve kritikuan ashpër deklaratën e kryeministrit Zoran Zaev...

Sektori civil dhe shoqatat e gazetarëve kritikuan ashpër deklaratën e kryeministrit Zoran Zaev, I cili duke komentuar rastin gjyqësor “Zhvatja” ka thënë se s’do lejojë që “disa kriminelë, një gazetar kapriçoz dhe një homoseksual, të rrëzojnë qeverinë aktuale.
Nga Shoqata e Gazetarëve kërkuan që kryeministri të kërkojë falje gazetarëve dhe para se gjithash gazetarit Branko Gerovskit nëse deklarata i adresohej atij.
“Fjalimi I tillë agresiv drejt gazetarëve mund të nxisë dhunë ndaj kolegëve tanë, të rrezikohet siguria e tyre dhe kufizohet liria e të shprehurit”, thuhet në reagimin e SHGM-së.
Edhe nga Sindikata e pavarur e gazetarëve dhe Punëtorëve në Media dënojnë deklaratën e Zaevit.
“Politikanët, e sidomos ata në funksionet më të larta duhet të jenë të kujdesshëm në deklarimet e tyre, pasiqë një deklaratë joadekuate mund të shkaktojë dëme të përmasave të paparashikuara sikurse ndaj individëve ashtu edhe ndaj lirisë së shprehjes”, thonë nga Sindikata e Pavarur e Gazetarëve.
Nga Asociacioni Maqedonas I Mediave, deklarimin e Zaev e vlerësojnë si kërcënim direkt ndaj mediave, gazetarëve dhe formave të tjera të lirisë së shprehjes.
Drejtorja ekzekutive e Komitetit të Helsinkit në profilin e saj në facebook ka shkruar se komuniteti LGBT s’do falë kryeministrin Zaev.
“E neveritshme për shumë arsye! Kaq ishte nga pranimi I dallimeve dhe repektimi I tyre. Gjithçka që është folur dhe bërë më herët paska qenë demagogji e rëndë! Jo, Zoran Zaev, komuniteti LGBT s’do të falë”, ka shkruar Uranija Pirovska, drejtore e Komitetit të Helsinkut, në profilin e saj në facebook.
Kryeministri Zoran Zaev deri më tani vetëm në TUiter është përpjekur të sqarojë veten në relacion me komunitetin LGBT.
“Para se të përdor fjalën ‘homoseksual’ kërkova falje. Shfrytëzova këtë fjalë për të shprehur një cilësi karakteri e jo përkatësie seksuale”, ka shkruar Zaev.
Ndërkaq ende nuk ka falje publike ndaj gazetarit Gerovski, I cili në rrjetin social Facebook ka shkruar se po ndjehet i kërcënuar dhe i pasigurtë, ndërkaq ka kërkuar reagim të komunitetit ndërkombëtar.
MERAL ISMAILI
