Maqedoni

Rikonstruohet bulevardi “Krste Misirkov”: 20 mln denarë projekt, 30 ditë punime

14.08.2019 15:21

Qyteti i Shkupit në bashkëpunim me Komunën e Cairit filloi rikontruminin e Bulevardit Krste Misirkov në gjatësi prej 1350 metrash...

Afati i përfundimit të punimeve është 30 ditë dhe vlera e projektit është rreth 20 milion denarë.
 
“Në vende të caktuara  me qëllim që të kemi  trafik më të mirë, do të ketë përmirësim të sipërfaqes me një shtresë tampon. Në rrugët që po rikontruohen po punohet edhe gjatë natës gjë që nuk ka qenë praktike deri më tani me të vetmin qëllim që të mbarojnë sa më parë punimet e ndërtimit”, u shpreh kryetari i qytetit të Shkupit, Petre Shilegov.
 
“Përvec se rrugët kryesorë që janë në menaxhim të përbashkët me qytetin e  Shkupit , gjithashtu rrugët sekondare janë nën ingerencat e mia dhe paralelisht jam duke punuar me investime në infrastrukturën rrugore.  Jemi të koordinuar me të gjitha punët që po zhvillohen,  me të vetmin qëllim , që mos t’i pengojmë bashkëqytatarët tanë në lëvizjen e tyre”, theksoi kryetari i komunës së Çairit, Visar Ganiu. 
 
Qyteti i Shkupit u kërkon qytetarëve  mirëkuptim  gjatë aktiviteteve ndërtimore dhe u apelon të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që të respektojnë sinjalistikën e caktuar rrugore e të përcjellin çdo ditë informacionin për regjimin e përkohshëm të trafikut të publikuar nga Qyteti i Shkupit.
 
VLORA LATIFI-TOPOJANI