Maqedoni

Zhvillimet rajonale, nuk dihet si i shpenzojnë paratë komunat; Milevski: Duhet koordinim për më shumë kontroll

14.08.2019 16:03

Ka komuna që marrin para për cdo problem por edhe të tjera që mbijetojnë me një arkë modeste...

Nga qeveria e pranojnë faktin se nuk kanë një koordinim mes ministrive se sa para shpenzohen dhe për cfarë qëllimi përfundojnë tek autoritet lokale.
 
Për këtë qëllim, Ministria e Vetqeverisjes Lokale do të fillon një process për vlersimin dhe hartimin e dokumenteve strategjike për zhvillimin rajonal të vendit. Ministri Goran Milevski theksoi se në këtë drejtim duhet të bëjmë idekse të reja dhe të krijohet një rejting listë, duke vezhguar komunat për shpenzimin e parave, investimet kapoitale, për projekte të ndryshme në të cilën qartë dot të shihet se kush është  komuna më transparente. 
 
“Ndodh që një komunë të marrë para për të gjitha programet dhe një komunë të lihet anash sepse mes nesh nuk ka koordinim. Psh, ne ndajmë fonde për zhvillimin rural, por Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave përmes Agjencisë së Pagesave ndan edhe fonde për zhvillimin rural. Dhe këto mospërputhje duhet të tejkalohen, prandaj ne jemi duke hartuar një ligj të ri për zhvillimin e balancuar rajonal me mbështetjen e Zvicrës. Ne bëjmë ndryshime në ligjin ekzistues dhe bëjmë strategjinë e re dhjetëvjeçare për zhvillimin e balancuar rajonal”, u shpreh ministri i vetëqeverisjes lokale Goran Milevski.
 
Milevski theksoi se këtë vit Qeveria për 100% ka rritur fondet për invesime në zhvillimin rajonal dhe rural përmes Ministrisë së Vetëqeverisjes Lokale.
 
Ai beson se çdo komunë nuk ka potencial të zhvillojë projekte të mira dhe të aplikojë. Sipas tij, kjo do të tejkalohet duke forcuar kapacitetin e Ministrisë së Vetëqeverisjes Lokale por edhe në rajonet e planifikimit.
 
Përveq kësaj, Milevski tha se do të përgatitet një softver që do të vëzhgoj se ku saktësisht ministritë I finansojnë paratë e tyre.
 
SEDAT SELIMI