Maqedoni

Akuzat e Bexhetit, Shilegov: I kërkova të rrënojë platormën e re; Mardhëniet me Bexhetin, Shilegov: Bashkarisht kundër urbanizimit të egër të Matkës

14.08.2019 16:41

Kryetari i qytetit të Shkupit, i ka mohuar në tërësi akuzat e një dite më parë nga kryetari I të komunës së Sarajit Blerim Bexheti

Kryetari i qytetit të Shkupit, i ka mohuar në tërësi  akuzat e një dite më parë nga  kryetari I  të komunës së Sarajit Blerim Bexheti, sipas të cilit Shilegov I ka kërkuar të rrënojë vetëm njërën nga platformat ilegale në Matkë dhe rasti të përfundojë.
 
Shilegov pranon se Bexhetit  i ka kërkuar të rrënojë platformën që është ndërtuar sivjet por ky I fundit ka këmbëngulur në vazhdimësi se bëhet fjalë për ko0nstruksion të vjetër që vetëm po riparohet. 
 
“I gjithë reagimi I opinionit dhe shkupianëve, ishte për atë platform që po ndërtohet, platformës së re e cila këto ditë ëhstë mbushur me tavolina e restorant . Në atë moment ju lajmërova kreut të Sarajit e I kërkova ta prishë. Ai më tha se dhe dy platformat e tjera nuk kanë leje por për fat të keq qyteti I Shkupit nuk ka ingerenca ndaj ndërtimeve pa leje e nuk e dimë cfarë statusi kanë platformat e tjera në Matkë. Unë reagova për platformën e re, e edhe m më tej mendoj se nuk duhej lejuar ndërtimi I saj. si ka mundësi që një gjë që ka filluar të ndërtohet sivjet, ka filluar procesin e legalizimit para më shumë se një vitit e gjysëm, këtë përgjigje duet ta japë kreu I Sarajit”, u shpreh kryetari i qytetit te Shkupit, Petre Shilegov.
 
Edhe përkundër akuzave, Shilegov nuk mendon se bashkëpunimi me kreun e Sarajit nuk funksionon. Sipas tij madje edhe Bexheti duhet të dakordohet se urbanizmi I  egër në Matkë duhet të marrë fund.
 
“Nuk  ndjej se kam prishur raportet  personale me kryetarin e komunës së Sarajit, dhe nuk shoh arsye edhe nëse kryetari I komunës së Sarajit mendon se këto marrëdhënie janë të prishura, që  bashkëpunimi institucional të mos vazhdojë  në interes të qytetarëve dhe komunës  që ai drejton. Unë nuk vlersoj se është presion nga ana ime ose nga dikush tjetër nëse kërkojmë që urbanizmi I egër në Kanionin e Matkës të ndërpritet”, theksoi Shilegov.
 
Shilegov shtoi se në përpunim e sipër është Ligji i ri për Matkën, ku ka mbetur të zgjidhet se kush do të udhëheqë me  institucionin I cili do të  merret me mirëmbajtjen e Kanionit të MAtkës.
 
Vetëm kështu sipas tij, gjërat nuk do të vareshin nga dëshirat e krerëve të komunave por p[ër Matkën do të kujdesej një institucion I vecantë. 
 
Ligji në fakt ende nuk është përpiluar pasi institucionet nuk po dakordohen se cila do të ishte zgjidhja e duhur për Matkën.
 
Bexheti akuzoi të martën, se marrja e kompetencave mbi këtë perlë të natyrës, është përpjekje e vazhdueshme e autoriteteve të Shkupit nga cdo qeveri e radhës. 
 
GAZMEND KURTISHI