Maqedoni
Gjykata Supreme vendosi: Lirohet Morina, nuk do të ekstradohet në Serbi
14.08.2019 17:02
Gjykata Supreme e Maqedonisë se Veriut vendosi për mos ekstradimin e ish-pjesëtari të UÇK-së Tomorr Morina...

Gjykata Supreme e Maqedonisë se Veriut vendosi për mos ekstradimin e ish-pjesëtari të UÇK-së Tomorr Morina në Serbi.
“Gjykata Supreme e Republikës së Maqedonisë se Veriut njofton se më 14 gusht 2019 solli vendim me të cilin vërtetohet vendimi i Këshillit Penal i Sektorit për krim të organizuar dhe korrupsion në Gjykatën Penale Shkup (KIOK-KS.nr 252/19 nga 07.08.2019), i cili vendosi se nuk përmbushen supozimet ligjore për ekstradimin e personit T.M, shtetas i Mbretërisë së Bashkuar dhe Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatën e Gjykatës Supreme.
Një mendim të tillë parimor-juridik më 7 gusht e dha edhe Gjykata Themelore e Shkupit, të cilët pasi e rishikuan dokumentacionin e plotë të kërkesës serbe për ekstradim, sollën vendim se nuk përmbushen kushtet për ekstradimin e Tomor Morinës.
Morina tashmë është në Kosovë pas një qëndrimi dy javor në burgun e shutkës, Familjarët e tij falenderojnë autoritetet e Maqedonisë së Veriut që I dhanë përgjigje negative Serbise
“Tomorin veç e morëm, fitoi drejtësia…Falënderojmë institucionet tona dhe institucionet Maqedonase. Shëndeti i Morinës është shumë mirë, nuk ka më mirë. Falënderojmë drejtorin Esatin si dhe Sadushin dhe të gjithë njerëzve që e kanë trajtuar më së miri.Arrestimi i Morinës ishte diçka e pa drejtë. Shteti maqedonë nuk është mirë ta dëgjon Serbinë. Serbia ka vdekur, njeriun e vdekur nuk duhet ta dëgjojmë. Nuk duhet të ketë Serbia kaq ndikim. Sa më perëndimorë të jetë Maqedonia, Kosova aq më mirë”, tha Bujar Xërca, shoku i Tomor Morinës.
Kosova ka përshëndetur vendimin e autoriteteve në SHkup, Ministrja e Drejtësisë në Serbi, Nela Kuburoviç ka thënë se vendimi tregon edhe njëherë se politika ishte mbi ligjin dhe drejtësinë.
“Ky është një turp i madh për të drejtën ndërkombëtare, por është një goditje akoma më e madhe dhe trishtim i madh për familjet e viktimave, të cilat kanë dekada në pritje të drejtësisë për të dashurit e tyre”, është thënë në një deklaratë të kësaj ministrie.
Tomor Morina ishte arrestuar nga policia maqedonase më 24 korrik, në bazë të një fletarresti të Interpolit, të lëshuar me kërkesë të Serbisë.
Morina dyshohet nga ana e autoriteteve të Serbisë se para 20 vjetëve, si pjesëtar i UÇK-së, ka bërë krime kundër popullatës civile në Kosovë.
GAZMEND REXHEPI
