Maqedoni

Projekt kundër korrupsionit me mbështetje Gjermane

11.09.2014 17:08

Përmirësimi i efikasitetit për prezencë në luftën kundër korrupsionit është qëllimi i projektit i cili do të realizohet në dy vitet e ardhshme nga ana e Komisionit Shtetëror...

Përmirësimi i efikasitetit për prezencë në luftën kundër korrupsionit është qëllimi i projektit i cili do të realizohet në dy vitet e ardhshme nga ana e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit dhe Shërbimit në Administratë. Projekti do të ketë për qëllim analizën e gjendjes pronësore dhe lidhjen e bazave në mënyrë që procedura të udhëhiqen më shpejt.
 
“Projekti ka për qëllim analizën e gjendjes pronësore, si dhe grumbullimin e fletëve anketuese në mënyrë elektronike, që të mund procedurat të udhëhiqen në mënyrë më efektive dhe më shpejt. Projekti është me rëndësi të madhe për Maqedoninë, sepse do të përforcohen politikat antikorruptive dhe do të nxitet sundimi i së drejtës në Shtet”- deklaroi Mirjana Dimovska.
 
Ndërkohë, projekt-lideri i shërbimeve të Administratës në Gjermani, Holger Mihail Arndt, tha se do të planifikohen të gjitha aktivitetet gjatë dy viteve të ardhshme me Komisionin Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit.
 
“Është i rëndësishëm bashkëpunimi mes institucioneve. Bashkërisht do të bëjmë hapa të mëdha në avancimin e efikasitetit në luftën kundër korrupsionit. Gjithsesi, ne do të punojmë që të gjejmë zgjidhje, të cilat i përgjigjen shoqërisë maqedonase”- theksoi kryesuesi i Administratës gjermane, Holger Mihail Arndt.
 
Projekti është financuar nga BE-ja, me mjete nga programi IPA 2010, në vlerë prej 1.4 milion euro.
 
FLUTURA LATIFI