Botë

Greqia kërkon ndihmën e BE-së, betejë e vështirë me flakët në ishullin Evia

14.08.2019 18:07

Greqia po vijon luftën me flakët teksa qindra banorë të 4 fshatrave në ishullin Evia janë evakuuar...

Autoritetet kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në ishull. Vetëm këtë të mërkurë janë përfshirë ne aksion me shume se 1000 zjarrfikës për të shuar flakët te cilat duket se janë ende jashtë kontrollit.

Zjarri është përhapur me shpejtësi duke detyruar autoritetet të kërkojë ndihmën e vendeve anëtarë të Bashkimit Europian në këtë betejë të vështirë.

BE ka mobilizuar mjetet e ndërhyrjes së shpejtë për t’iu përgjigjur thirrjes, ndërsa ka vënë në dispozicion 9 avionë dhe 6 helikopterë ujëhedhës, 4 avionë edhe nga Italia dhe Kroacia, Suedia dhe Franca janë në gatishmëri të plotë.

Zjarret kanë përfshirë të gjithë Greqinë, dhe vetëm 24 orët e fundit janë 56 vatra zjarri aktive, kryesisht në zona pyjore.