Rusi: Rrezatim i lartë pas shpërthimit, banorët në panik
Niveli i rrezatimit në Rusi që nga shpërthimi i një jave më parë në një objekt në qytetin Severodvinsk ku jetojnë 180 mijë njerëz...

Niveli i rrezatimit në Rusi që nga shpërthimi i një jave më parë në një objekt në qytetin Severodvinsk ku jetojnë 180 mijë njerëz, është 16 herë më i lartë se normat e lejuara.
Njoftimi i Agjencisë së Monitorimit dëshmon se nga provat në poligonin e Nyonoksa, pati jo vetëm rrjedhje të karburantit që përdoret për raketa bërthamore, por edhe të materialit radioaktiv.
Sipas ekspertëve, rrezatimi megjithatë është nën nivelin e dëmshëm e nuk do të shkaktoje komplikacione serioze tek banorët e qytetit. Por shpërthimi ka sjelle panik tek banorët në qytetet Arkhangelsk dhe Severodvinsk që nxituan te marrin masat për të kufizuar efektet e rrezatimit.
Mediat raportuan për evakuime masive, por disa orë më vonë zyrtarë rus e mohuan një gjë të tillë.Shpërthimi i një jave më parë që u mori jetën 5 shkencëtarëve të armëve kimike, megjithatë ende nuk është zbardhur plotësisht.
SHBA-të dyshojnë se ngjarja mund të ketë lidhje me shpërthimin e një rakete “Kruz”. Kremlini zyrtar këmbëngul se ngjarja ishte “aksidentale”.
