Vrasja e 17 vjeçarit në Lisiçe të Re, 30 ditë paraburgim për të dyshuarin

15.08.2019 12:26

Prokuroria Themelore Publike-Shkup ka sjell vendim për zbatimin e procedurës hetimore...

Prokuroria Themelore Publike-Shkup ka sjell vendim për zbatimin e procedurës hetimore ndaj një personi, të dyshuar për veprën penale “vrasje”.

I dyshuari me përdorimin e një mjeti të mprehtë ka privuar nga jeta një person. Ngjarja ka ndodhur më 14 gusht menjëherë pas mesnate në lagjen Lisiçe e Re.

Prokurori Publik deri tek gjykatësi i procedurës paraprake ka dorëzuar propozim për masën e paraburgimit 30 ditor për të dyshuarin e kryerjes së vrasjes.

Gjykatësi ka pranuar propozimin dhe të dyshurit i është shqiptuar masa e paraburgimit 30 ditor.