Zaev Diasporës: Investoni në Maqedoninë e Veriut
Kryemiinstri Zoran Zaev, bashkë me ministrin pa resor, i ngarkuar për Diasporën, Edmond Ademin.....

Kryemiinstri Zoran Zaev, bashkë me ministrin pa resor, i ngarkuar për Diasporën, Edmond Ademin, mbrëmë u takuan me më shumë përfaqësues nga Diaspora të cilët jetojnë në Itali, Zvicër, Gjermani, Belgjikë, Luksemburg, Turqi dhe SHBA.
Zaev theksoi politikat e Qeverisë të cilat përveç avancimit ekonomik janë të orientuara drejtë realizimit të qëllimeve kyçe strategjike, anëtarësimin e vendit në NATO dhe Bashkimin Evropian. Krijojmë shtet të sigurt dhe me prosperitet ekonomik, i cili ka raporte miqësore me të gjithë fqinjët dhe kushte të volitshme për investime.
Ai shtoi se përpjekjet dhe politikat e Qeverisë janë për përmirësimin e klimës ekonomike të përshtatshme në shtet dhe kushtet për investime të investitorëve vendas dhe të huaj, si dhe paralajmëroi vendime pozitive shtesë për mbështetjen e investimeve nga bashkëqytetarët tanë, të cilët jetojnë apo përkohësisht qëndrojnë jashtë vendit.
“Mesazhi i parë është investoni. Presim që prosperiteti i shtetit të ritet, vazhdojmë reformat në të gjithat fushat, veçanërisht në gjyqësor dhe e përforcojmë luftën pa kompromis kundër korrupsionit”, theksoi Kryeministri Zaev, duke shtuar se në drejtim të përforcimit të lidhjeve me diasporën është edhe Ligji i miratuar për mbështetjen e investimeve në të cilin parashihen 10% shtesë nga mbështetja financiare për investimet fillestare të subjekteve afariste të themeluara nga shtetasit e Maqedonisë së Veriut, të cilët kanë qëndrim të përhershëm ose të përkohshëm jashtë vendit.
Në këtë takim me shembuj konkret të investimeve të suksesshme në Komunën Makedonska Kamenicë, për të cilat informuan vetë mërgimtarët e kthyer, u përshëndetën politikat e Qeverisë ndaj Diasporës, të cilat mundësojnë kushte të përshtatshme për investim në vendlindje.
Përfaqësuesit e diasporës u interesuan për informata më të hollësishme për kushtet dhe mundësitë e veçanta për investim, si dhe për çështjet dhe lehtësimet administrative lidhur me mbështetjen e Fondit për Inovacione për Zhvillim. Ata diskutuan edhe për çështjet lidhur me përfaqësitë konsullore dhe diplomatike në vendet ku punojnë, për tejkalimin e pengesave të panevojshme administrative, si dhe për çështjet lidhur me shtetësinë.
“Gjatë dy viteve të kaluara, Qeveria vendosi urë mes institucioneve shtetërore dhe diasporës, e cila në të vërtetë është komunikimi, ndarja dhe zgjidhja e problemeve në kuadër të sistemit”, nënvizoi ministri Ademi, duke theksuar në veçanti edhe miratimin e Strategjisë Kombëtare për bashkëpunim me diasporën, si dokument i parë strategjik për këtë çështje, që nga pavarësia e shtetit.
Takimi me përfaqësuesit e Diasporës që nga viti i kaluar tashmë po bëhet traditë. Anëtarët e Diasporës shprehën vullnet për përforcimin e këtij bashkëpunimi edhe në të ardhmen.
