25 vjet bashkëpunim me Vermont-in, Shekerinska: Kurorë e mardhënieve RMV- SHBA
Para 25 vitesh u vendos për herë të parë partneriteti mes vendit tonë dhe Vermontit.....

Para 25 vitesh u vendos për herë të parë partneriteti mes vendit tonë dhe Vermontit. Tanimë pas çerek shekulli, ky partneritet është konsoliduar maksimalisht, bashkëpunimi mes armatës së RMV-së dhe gardës nacionale të Vermontit, për ministren e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, është më dinamiku në bashkëpuniin mes dy vendeve.
Në këto 25 vjet, 5 mijë anëtarë të armatës dhe ministrisë së mbrojtjes kanë kryer me sukses trajnimet e tyre në gardën e Vermontit, komandanti i së cilës, Gregori Najt po qëndron në vendin tonë në jubileun e këtij bashkëpunimi.
“Nuk ka vend e as kohë më të mirë për të festuar këtë jubilee të përbashkët sesa këtu në kryeqendrën tonë ku numërojmë ditët e fundit për anëtarësimin tonë në NATO. Kjo do të ishte e pamundur nëse në këto 25 vite, nuk do të kishi përfituar nga bashkëpunimi me gardën e Vermontit. Trajnimet, stërvitjet e përbashkëta dhe numri i madh i takimeve në nivele të ministrive por edhe në nivele të secilit prej ushtarëve të ARM-së, na ka bërë më të mirë e më të fortë. Marrdhëniet tona me Vermontin, i shohim si kurorë të marrdhënieve tona me SHBA-të” – tha ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska.
Najt: Ju mbështesim në antarësimin në NATO
“Ne jemi gjithnjë këtu për t’ju mbështetur në anëtarësimin tuaj në NATO dhe presim të bëheni anëtarja e 30 e Aleancës. Në periudhën e ardhëshme planifikohet intensifikim i bashkëpunimit mes nesh” – u shpreh Gregori Najt, Komandant i Gardës Nacionale të Vermontit.
Në kuadër të vizitës tre ditore në vendin tonë, Najt ka takime edhe me presidentin Pendarovski dhe përfaqësues të lartë të general shtabit të ARMV-së e do të marë pjesë edhe në festën e Armatës që mbahet në Ohër. (Hamide Ibrahimi, TVM2)
