Marrëveshja e Prespës, tabela sqaruese pranë përmendoreve kontraverze
Një pjesë e përmendoreve të projektit “Shkupi 2014”....

Një pjesë e përmendoreve të projektit “Shkupi 2014”, tanimë kanë edhe tabelat e reja spjeguese.
Një ndër përmendoret kontraverse të projektit, është ajo e Ushtarit mbi kalë në qendër të Shkupit, që ka tabelë spjeguese njësoj si përmendorja e Olimpias dhe Filipit të Dytë.
Tabelat përmbajnë sqarime të hollësishme se çfarë përfaqësojnë përmendoret. Tabela e ushtarit mbi kalë, sqaron për turistët se ai është një figurë historike në nderim të Aleksandit të Madh që i përket kulturës antike , historisë dhe civilizimit helen dhe është pjesë e kulturës dhe trashëgimisë botërore.
Këtu ai përfaqësohet si “ Ushtari mbi kalë”, thuhet në fjalinë spjeguese në tabelën e re. Tabela të tilla sqaruese janë vendosur edhe pranë përmendoreve të nënës dhe babait të Aleksandrit.
Në Marrëveshjen e Prespës, në nenin 8 paragrafi 2 thuhet se “Në afat prej gjashtë muajve nga hyrja në fuqi e kësaj Marrëveshje, Pala e dytë do ta analizojë statusin me monumentet, ndërtesat publike dhe infrastrukturën në territorin e saj dhe nëse të njëjtat në cilën do mënyrë udhëzojnë në historinë antike eline dhe civilizim, që paraqet pjesë përbërëse të trashëgimisë historike ose kulturore të Palës së parë, do të ndërmarrë veprime konkrete adekuate me qëllim në mënyrë efektive ta shqyrtojë çështjen dhe të sigurojë respektim të trashëgimisë së tillë”. Ka filluar edhe fshirja e ish-flamurit – Dielli nga Kutleshi nga shënimet e institucioneve publike, objekteve dhe sipërfaqeve publike. Lë përshtypje se kjo ndryshon edhe në pusetat në kryeqytet.
Ky obligim është rregulluar në nenin 8 paragrafi 3 nga Marrëveshja e Prespës në të cilin është theksuar se “Pala e dytë nuk do ta përdorë sërish në cilën do mënyrë dhe në cilën do formë simboli më herët i theksuar në ish flamurin shtetëror. Në afat prej gjashtë muajve pas hyrjes në fuqi të kësaj marrëveshje, Pala e dytë do të inkuadrohet drejt largimit të simbolit të theksuar në ish-flamurin shtetëror nga të gjitha vendet publike dhe nga përdorimi publik në territorin e vetë”.
Vendosja e shënimeve dhe largimi i Diellit të Verginës në Shkup është në kompetencë të autoriteteve të qytetit dhe është nën mbikëqyrje të vazhdueshme dhe shërbim të radarit.
