Lirimi i Tomorr Morinës, Daçiq e cilëson si vendim politik

15.08.2019 15:46

Shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq...

Shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq e ka quajtur vendim politik lirimin e ish-pjesëtarit të UÇK-së Tomor Morina, i arrestuar nga autoritetet e Maqedonisë së veriut më 24 korrik,  me kërkesë të Serbisë nën akuzat për krime lufte.

“Dështimi i Maqedonisë së Veriut për ekstradimin e ish-anëtarit të UÇK-së, Tomor Morina në Serbi është një vendim politik. Nëse dikush është në kërkim për arrestim nga Interpoli, çfarë mund të mendojë, nëse do ta dorëzojë atë, apo jo? Ekzistojnë padyshim arsye politike për një gjë të tillë. Morina dhe të tjerët asnjëherë nuk do të përgjigjen”, theksoi ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, duke shtuar se “vendet perëndimore kërkojnë që Kosova të bëhet anëtare e Interpolit, ndërsa ata nuk e respektojnë këtë organizatë.

Ish-ushtari i UÇK-së të mërkurën pasdite  është liruar nga burgu i Shutkës dhe ka hyrë në Kosovë, pasi gjykata supreme vendosi të mos e ekstradojë në Serbi.