BFI me aktivitete në Saraj, vazhdon shpërndarja e mishit të kurbanit

15.08.2019 17:47

Vazhdon shpërndarja e mishit të kurbanit nga ana Bashkësia Fetare Islame...

Vazhdon shpërndarja e mishit të kurbanit nga ana Bashkësia Fetare Islame për të gjithë familjet e varfëra.

Mbi 1600 familje nga komuna e Sarajit vetëm gjatë ditës se sotme furnizohen me mish kurbani. Përfaqësuesit e këtij institucioni potencojë se donatorët më të mëdhej janë kryesisht shqiptarët që jetojnë dhe veprojnë në diasporë.

“Ndarja e mishit të kurbanit për 1600 familje të cilat gravitojnë në komunën e Sarait ku këshillat e xhamive në bashkëpunim me imamët, kanë hartuar listat për të thitë ata grupe të cilët i përmendëm më parë dhe më pas bëhët shpërndarja për këta grupe me gjendje të rënde ekonomike, personave me hendikep, pra me nevoja të vecanta si dhe jetimëve” – tha Drejtori i Medreses "Isa Beu"-Shkup, Ibrahim Idrizi.

Shpërndarja e mishit të kurbanit ka filluar para disa ditëve dhe ky aksion do të zgjasë edhe ditëve në vijim duke përfëshirë të gjitha qytetet e Maqedonisë Veriore. Dy ditë më parë, nga ky institucion theksuan se nuk do të ngelet pa mish kurbani asnjë familje nevojtare në Maqedonin e Veriut. (Farije Dauti – Bakiu, TVM2)