Trajkovski, të përjashtohet Katica Janeva nga rasti “TNT”

15.08.2019 18:43

Ish-kryetari i komunës së Gazi Babës, Toni Trajkovski...

Ish-kryetari i komunës së Gazi Babës, Toni Trajkovski,  i akuzuar në rastin “TNT”, në seancën e sotme në Gjykatën penale në Shkup kërkoi përjashtimin e prokurores speciale publike, Katica Janeva, e cila është përfaqësuese e aktakuzë.

Kërkesën e ka parashtruar për shkak të dyshimit për lidhshmëri të prokurores speciale Janeva me Adrian Amzoskin, personin e autorizuar të ndërmarrjes “Drim billding” nga Struga, që ishte drejtor i ndërmarrjes SHT “Fine” që e ndërtoi objektin “Kosmos”.

“Në fazë të caktimit të seancës nga ana e Gjykatës themelore Shkup 1 rreth padisë penale, Janeva e merr rastin nga kolegët nga Prokuroria dhe e tërheqë atë aktakuzë pa parashtruar dëshmi. Dyshojmë për lidhshmëri të tërheqjes së padisë me nënshkrimin e marrëveshjes për bashkëpunim të “Drim billding” me Lidhjen ndërkombëtare pas dy muajve nga tërheqja e aktakuzës” – tha ish Kryetari i Komunës së Gazi Babës, Toni Trajkovski.

Trajkovski theksoi se ka pritur që për arsye morale Janeva vetë të kërkojë përjashtim nga rasti “TNT”. Por, pasi që ajo nuk e bëri atë, atëherë ka vendosur që vet të kërkojë përjashtimin e saj, duke pasur parasysh se ndërmarrja ‘Drim billding’ ka nënshkruar marrëveshje me Lidhjen ndërkombëtare të Bojan Jovanovskit që kuptova nga mediumet

“Nga dokumentet që i mora shihet se ndërmarrja në vitin 2017 ka realizuar më pak të ardhura nga shuma se mbi 16 milionë denarë që ka paguar tek Lidhja ndërkombëtare. Është simptomatike prej nga janë paratë e ndërmarrjes dhe përse nënshkrimi i marrëveshjes pason vetëm dy muaj pas tërheqjes së aktakuzës pas procedurës së filluar penale në Gjykatën themelore Shkup 1 kundër të akuzuarit Amzoski” – u shpreh Trajkovski.

Trajkovski sqaroi se padinë penale kundër Amzoskit personalisht e ka tërhequr prokurorja speciale Janeva. Ai kërkon të marrë sqarim përse Janeva e ka tërhequr padinë penale pa u nxjerrë dëshmi adekuate dhe pa u gjetur argumente plotësuese. (Ersan Pajaziti, TVM2)