Konte: 150 migrant të bllokuar do të shpërndahen në 6 shtete
Gjashtë vende të BE-së, janë pajtuar të marrin rreth 150 migrantë...

Gjashtë vende të BE-së, janë pajtuar të marrin rreth 150 migrantë të cilët po qëndrojnë në një anije në Detin Mesdhe, pasi Italia u ndaloi hyrjen në territorin e saj.
Këtë e konfirmoi kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte, i cili tha se migantët do të shkojnë në Francë, Gjermani, Rumani, Portugali, Spanjë dhe Luksemburg. Kryeministri Conte kritikoi ministrin e Brendshëm, Matteo Salvini për ndalesën ndaj migrantëve duke i thënë se ai është i “fiksuar” pas mbylljes së porteve të Italisë për migrantët.
Paraprakisht Spanja tha se po punonte me shtetet e tjera të BE-së dhe Komisionin Evropian për të gjetur një "zgjidhje të përbashkët dhe të rregullt", dhe ishte e gatshme të "merrte pjesë në një shpërndarje të ekuilibruar të migrantëve në bordin e anijes".
Edhe zyrtarët francezë dhe gjermanë konfirmuan se po zhvillonin bisedime për të zgjidhur këtë çështje.
