Dita së ARM-së, fillojnë ceremonitë festive
Në prag të 18 Gushtit – Ditës së Armatës...

Në prag të 18 Gushtit – Ditës së Armatës, para ndërtesës së Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtatmadhorisë në Shkup, si dhe në komandot dhe njësitet në kazermat e vendit, sot me ceremoni solemne u shënua festa e Armatës.
Gjatë fjalimit para të pranishmëve në manifestimin e sotëm në MM dhe SHM e Armatës, gjenerali Gjurçinovski potencoi se gjatë vitit të kaluar janë realizuar të gjitha detyrat e planifikuara. Gjurçinovski ka paralajmëruar se gjatë periudhës që vijon, do të vazhdohet me zbatimin e proceseve të filluara reformuese me rritëm me intensiv, me të cilat do të përmbushen pritjet e udhëheqësisë shtetëror dhe nga qytetarët të cilët na e japin besimin.
Në ceremoninë e sotme në Shtatmadhorinë dhe komandat edhe njësitë me rastin e Ditës së Armatës, u shpërndanë urdhra për avancim, u dorëzuan mirënjohjeje dhe masa tjera stimuluese për pjesëtarët e Armatës dhe organizatat të cilat kanë kontribuar për zhvillimin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Armatës.
Gjatë ditës , delegacione të kabinetit të presidentit, Ministria e Mbrojtjes dhe Shtatmadhoria me nderime ushtarake vendosën kurora me lule në varrezat e partizanëve, varin e presidenti Boris Trajkovski, ish presidentit Kiro Gligorov si dhe varin e gjeneralit Mihailo Apostoloski., ndërkaq në kazermat delegacionet vendosën lule të freskëta para përmendoreve të heronjve kombëtar emrat e të cilëve i mbajnë kazermat.
