Sëmuret Stavrev, shtyhet për 19 gusht seanca për “Titank”
Për shkak të mungesës së anëtarit të këshillit gjyqësor, gjykatësi Ognen Stavrev....

Është shtyrë për më 19 gusht shtyrë seanca për lëndën “Titanik” të Prokurorisë Speciale Publike, për shkak të mungesës së anëtarit të këshillit gjyqësor, gjykatësit Ognen Stavrev i cili ka njoftuar Gjykatën Penale se ëhstë në pushim mjekësor.
Edhe për këtë seancë të pranishëm në gjykatë ishin të gjithë të akuzuarit me përjashtim të ish-kryeministrit Nikolla Gruevski i cili është në arrati.
Lëndën e drejton gjykatësi Osman Shabani, përfaqësues i aktakuzës është Lile Stefanova.
Në lëndën “Titanik” përvec Gruevskit, të akuzuar janë edhe Kiril Bozhinovski, Mile Janakieski, Gordana Jankullovska, Biljana Brishkoska-Boshkovski, Ilija Dimovski, Munir Pepiq, Edmond Temelko, Leko Ristoski, Kiril Todorovski, Katerina Velkovska, Stanko Korunovski, Kosta Markovski, Dragçe Dragçeski, Marjan Nakevski, Goce Janevski, Xhezmi Ahmet, Robert Davitkov, Dalibor Aleshkoviq dhe Lenka Rashjakovska.
Ata akuzohen për joshje kriminale, shkelje të së drejtës zgjedhore, shkelje të lirisë së përcaktimit të votuesve, ryshfet gjatë zgjedhjeve dhe votimit, shkatërrim të materialit zgjedhor dhe keqpërdorim të mjeteve për financim të fushatës zgjedhore. Aktualisht për lëndën “Titanik” , PSP ka prezentuar rreth 4.700 nga mbi 5.900 prova të propozuara materiale.
