Ndryshon moti, stuhitë i afrohen vendeve të Ballkanit
Valës më të fuqishme të nxehtësisë së kësaj vere në rajonin tonë po i vjen fundi....

Valës më të fuqishme të nxehtësisë së kësaj vere në rajonin tonë po i vjen fundi. Një front i ftohtë me origjinë nga Oqeani Atlantik përmes Evropës do të fillojë të depërtojë edhe në Gadishullin Ballkanik duke freskuar motin dhe ulur ndjeshëm temperaturat. mëngjesi i kësaj së premteje ishte më i freskëti i gjithë kësaj vere, por temperaturat do të ulen edhe më shumë.
Gjatë depërtimit të frontit priten procese atmosferike me shtrëngata lokale të fuqishme shiu dh breshër, si pasojë e temperaturave të larta dhe kontaktit me ajrin e ftohtë jostabil.
Rrebeshe të fuqishme shiu do të përfshijnë shumë pjesë të Sllovenisë dhe Kroacisë, gjatë natës rrebeshet e fuqishme të shiut me vetëtima dhe bubullima, pritet t’i drejtohen Bosnjë - Hercegovinës dhe Serbisë.
Moti me shi do të përshijë edhe vendin tonë, bashkë me Kosovën, Shqipërinë e Malin e Zi. Pas depërtimit të frontit priten ulje të theksuara të temperaturave dhe kjo do të jetë fundi i valës së fuqishme të nxehtësisë tropikale.
