Marrdhëniet Shkup- Sofje, intensifikohet bashkëpunimi në mbrojtje

16.08.2019 14:07

Shefi i shtatmadhorisë së Forcave të armatosura të Republikës së Bullgarisë, gjeneral Andrej Bocev....

Shefi i shtatmadhorisë së Forcave të armatosura të Republikës së Bullgarisë, gjeneral Andrej Bocev, i cili po qëndron në vendin tonë, sot vizitoi Ministrinë e Mbrojtjes dhe Shtatmadhorinë e Armatës ku u prit me nderimet më të larta ushtarake.

Bocev u takua me nikoqirin e tij, Vasko Gjurçinovski dhe me ministren e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska.

Në takime u bisedua për thellimin e bashkëpunimit në trajnimin e forcave mjekësore, logjistikës, komunikimit, marrëdhënieve me opinionin dhe trajnimin e pilotëve. Ministrja shekerinska u përqendrua në stërvitjen e suksesshme ‘Goditje e vendosur’ në të cilën mori pjesë edhe Republika e Bullgarisë.

Sipas saj,  stërvitjet e tilla e përforcojnë ndërveprimin mes armatave dhe janë  shembull i shkëlqyer për bashkëpunim rajonal dhe ndërshtetëror. Bocev theksoi  se bashkëpunimi mes dy armatave do të intensifikohet edhe në periudhën në vijim me numër të madh të aktiviteteve stërvitore, transmetim të përvojave nga integrimi në NATO, si dhe në pjesën e bashkëpunimit ushtarak-teknik.

Gjatë takimeve, delegacioni bullgar u njoftua me procesin e transformimit të Armatës, pjesëmarrjen në operacionet paqësore dhe kontributin në përballjen me krizën e emigrantëve dhe shfrytëzimin e kapaciteteve në poligonin e armatës Krivollak për aktivitete stërvitore.

Delegacioni i lartë ushtarak bullgar të dielën do të marrë pjesë në solemnitetin qendror me rastin e shënimit të Ditës së Armatës në Ohër.