Tabelat në përmendoret e “Shkupit 2014”, vandalizohen dhe vidhen shënimet sqaruese

16.08.2019 14:27

Shënim të ri kishte edhe në përmendoren qendrore të sheshit të Shkupit...

Tabelat sqaruese të vendosura të ejnten në monumentet e projektit Shupi 2014, këtë të premte nuk ishin më në vendet e tyre, ose ato tabela që nuk kanë mundur të shkuleshin nga vendi, janë dëmtuar.

Tabelat e reja që u vendosen   me shënimet që këto monumente apo përmendore i takojnë historisë dhe qytetrimit antik Helen, janë hequr nga persona të panjohur në shenjë revolte kundër këtyre shënimeve.

Shënimi sqarues  në përmendoren qendrore të sheshit të Shkupit ku shkruante se Aleksandri i Madh i përket historisë antike helene dhe trashëgimisë kulturore botërore, edhe përkundër shkaravitjes e domolimit ,  sërish u  vendos ay ku duhet ta ketë vendin . Shënimi pranë monumentit të  Olimpias është dëmtuar ,  para përmendores së Filip të dytë shënimet nuk egzistojnë fare. Në  sheshin “Kryengritja e Karposhit” në Shkup, mbrëmjen e së enjtes është hequr më pas edhe vjedhur tabela sqaruese.  Vendosja e shënimeve është në tre gjuhë edhe atë  në maqedone, shqipe dhe angleze ndërsa janë kompetencë të autoriteteve të qytetit të cilët bëjnë mbikëqyrje permes kamerave të sigurisë dhe me roje fizike. Nga Qyteti I Shkupit me shkrim na njoftuan se të gjitha tabelat e dëmtuara do rivendosen sërish.

“Qyteti i Shkupit do të bëj sanimin e të gjitha pjesëve të dëmturara të përmendroëve, ndërsa mbishkrimet të cilat janë larguar do të vendosen sërish. Përmendorët janë dëmtuar nga persona të panjohur dhe për këtë arsyje nuk mund të shqiptojmë dënime. Për shkak të këtyre dukurive Qyteti i Shkupit do të përfërcoj masat e sigurisë dhe mbykqrjen mbi këto përmendore, ndërsa apelojmë gjithashtu qytetarët të mos dëmtojnë përmendoret” – thonë nga Qyteti i Shkupit.

Edhe nga sektori për punë të brendshme Shkup na thanë shkurt se kanë marrë denoncim nga aurotietet e qytetit të Shkupit për disa demolime që kanë ndodhur  dhe janë duke hetuar rastin.

Kujtojmë që vendosja e këtyre tabelave,  buron si obligim nga Marreveshja e Prepës e nënshkruar mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë. (Zekirja Mexhiti, TVM2)