Autoritetet në Shkup nuk reflektuan, Kosova vendos masa reciprociteti ndaj RMV-së

16.08.2019 14:42

Pasi Maqedonia e Veriut vendosi të aplikojë barriera tarifore ndaj produkteve të Republikës së Kosovës....

Pasi Maqedonia e Veriut vendosi të aplikojë barriera tarifore ndaj produkteve të Republikës së Kosovës, edhe prishtina zyrtare vendosi masa reciproke ndaj mjaltit dhe patateve nga vendi ynë.

Nga Ministria e  Tregtisë dhe Industrisë në Kosovë, kujtojnë se  që nga qershori i këtij viti, rasadit të peshkut nga Kosova i janë  vendosur barrierat tarifore nga autoritetet e  Maqedonisë së Veriut.

Kosova është ankuar  ndaj këtij vendimi  përmes sekretariatit të CEFTA-së dhe po ashtu I është drejtuar edhe përmes një letre,   ministrit të ekonomisë, por autoritetet në Maqedoninë e Veriut  nuk kanë reflektuar.

“Tashmë kanë kaluar dy muaj dhe nuk kemi asnjë përgjigje, prandaj jam i detyruar që në mbrojtje të interesit të Kosovës, biznesit Kosovar dhe në mbrojtje të prodhimeve tona që të ndërmarr veprime të tjera ligjore, në bazë të ligjeve të Republikës së Kosovës. Kam marr vendim që të vendos masa reciproke për produktet e Maqedonisë së Veriut që importohen në Kosovë dhe të ndalojë hyrjen e disa produkteve në mënyrë që të detyrojë shtetin e Maqedonisë së Veriut që të reflektoj dhe të ketë tretman të barabartë për produktet e Kosovës që hyjnë në atë shtet”, thotë Ministri i Tregtisë dhe Industrisë në Kosovë , Endrit Shala.

Sipas tij , nëse gjëndja do të vazhdojë të mbetet e njetë, do të ndërrmeren edhe masa shtesë, jo vetëm ndaj Maqedonisë së Veriut  por edhe shteteve tjera.

“Asnjë prodhim nga Kosova që eksportohet jashtë nuk do të ketë trajtim  të pabarabartë”, ka theksuar Shala.