Greqi, izolohet zjarri në Gadishullin e Eubesë

16.08.2019 15:15

Teksa ne presim fresik të motit përvëlues....

Teksa  ne presim fresik të motit përvëlues, Greqia po pëson një “katastrofë ekologjike” derisa flakët e zjarrit kanë përfshirë gadishullin e Eubesë duke shkrumbuar deri tani 25 hektarë zonë të një pylli natyral me pisha i cili njihej si “Zvicra e Greqisë”.

Ekipet e zjarrëfikësve të përforcuara nga mbrojtja civile evropiane me rreth 400 trupa,100 automjete, 5 helikopterë dhe 5 avionë kanë arritur të izolojnë zjarrin pas luftës katër ditore me flakët ndërsa deri më tani janë evakuuar 4 fshatra pasiqë zjarri rrezikonte të shtrihet në zona tjera. Si pasojë e fatkeqësise natyrore fatmirësisht nuk janë regjistruar viktima në njerëz.

Sipas autoriteteve greke ende nuk janë vlerësuar dëmet në kulturat bujqësore të cilat mendohet të jenë shumë të mëdha por kryeministri Kiriakos Micotakis theksoi se të prekurve nga katastrofa do tu kompensohen dëmet materiale.