Lista e Shangajit, universitetet e RMV-së, edhe sivjet jashtë 1000-shes
Universitetet e Maqedonisë së Veriut edhe këtë vit nuk gjenden njëmijëshen e listës së Shangait......

Universitetet e Maqedonisë së Veriut edhe këtë vit nuk gjenden njëmijëshen e listës së Shangait që rangon universitetet më të mira të botës.
Universiteti më i mirë në vend vazhdon të mbetet “Shën Cirili dhe Metodij”, që megjithatë , në rang liste botërore është në vendin 1.568. Universiteti i Shtipit “Goce Dellçev” u radhit shumë më poshtë, në vendin 3.279, Universiteti i Europëa Juglindore, është në vendin 3.881, Universiteti Shtetëror i Tetovës shumë më poshtë, në vendin 4.912, ndërsa Universiteti i Manastirit “Shën Klimenti i Ohrit” në vendin 5.697.
TVM 2 u përpoq të merrte vlerësime nga universitetet me mësim në gjuhën shqipe për këtë radhitje katastrofale edhe sivjet në Listën e Shangajit dhe çfarë masash urgjente do të ndërrmarin që të paktën vitin e ardhshëm kjo pasqyrë të lëvizë pozitivisht, por nga universitetet nuk kemi përgjigje me arsyetimin e pushimeve vjetore të personave përgjegjës .
Përgjigje na premtuan pas ditës së hënë. Në listën e renditjes akademike të universiteteve botërore për vitin 2019, në vendin e parë, 17-vite me radhë është Universiteti i Haruardit, në vendin e dytë Stenfordi në SHBA dhe në vendin e tretë Universiteti Britanik i Kembrixhit.
Për të qenë në këtë listë universitetet duhet të përmbushin një sërë kriteresh si punimet shkencore të publikuara në revistat ndërkombëtare, numrin e fituesve të Çmimeve Nobël dhe Medaljet Fildsov. (Gazmend Rexhepi, TVM2)
