Maqedoni

Promovohen projekte infrastrukturore në Gostivar

11.09.2014 18:07

Komuna e Gostivarit ka vazhduar sot turrin e promovimeve të projekteve të realizuara së fundi në qytete dhe rrethinë...

Në prani të banorëve të lagjes “Toskallari”, kryetari i Gostivarit, Nevzat Bejta, me bashkëpunëtorë, sot vizitoi këtë lagje për të përuruar rrugën e shtruar me pllaka begatoni.
 
Kësaj radhe u promovua rruga në lagjen “Toskallari”, e cila është në një segment prej 1200 metra katrorë dhe vlera e investimit peshon 27 mijë euro.
 
Në përurimin e investimeve në këtë zonë, kryetari, Nevzat Bejta, shprehu kënaqësinë e tij të veçantë që në këtë pjesë të qytetit janë bërë investime për banorët e lagjes, duke mundësuar një lëvizje më të rehatshme për banorët e kësaj rruge, e cila llogaritet rrugë kryesore e lagjes, e që lidh mbi 200 amvisëri.
 
Gjatë bisedës me banorët e lagjes “Toskallari”, kryetari i Gostivarit, Nevzat Bejta, u njoftua nga ata edhe për disa rrugica të lagjes të cilat janë të pa rregulluar, duke u  premtuar atyre se në të ardhmen edhe ato do të rregullohen.
 
LULZIM HAZIRI