Ministria e Ekonomisë: Akuzat nuk mbajnë, të hënën takim për problemin
Ministria e Ekonomisë të hënën do të organizojë takim me autoritetet dhe institucione përkatëse...

Ministria e Ekonomisë të hënën do të organizojë takim me autoritetet dhe institucione përkatëse për të zgjidhur problemin pas masës për eksportet e patateve dhe mjaltit nga Maqedonisë së Veriut në Republikën e Kosovës.
Duke iu përgjigjur akuzave nga pala kosovare, se nuk është dhënë asnjë përgjigje për zgjidhjen e çështjes së importeve të vezëve dhe peshqve të rinj nga Kosova, Ministria e Ekonomisë thotë se autoritetet kosovare janë njoftuar në kohë se masa është ndërmarrë në përputhje me rregulloret e Bashkimit Evropian për importin e këtyre produkteve.
“Kjo është në përputhje me Marrëveshjen e OBT-së për masat sanitare dhe fitosanitare, ku Republika e Maqedonisë së Veriut është anëtare që nga 2003. Periudhën e kaluar, agjensia e ushqimit dhe veterinarisë ka bërë përpjekje intensive për të kapërcyer problemin e ka kërkuar informacione për gjendjen shëndetësore të kafshëve dhe peshqve, por të dhëna të tilla nuk janë marrë. Përfaqësuesit e instutucioneve të Kosovës janë përgjigjur se sistemi i mbikëqyrjes për sëmundjet e peshqive në Republikën e Kosovës nuk monitorohet. Sidoqoftë, Republika e Maqedonisë së Veriut gjatë kësaj periudhe ka pasur kontakte intensive me institucionet kompetente nga Republika e Kosovës për të kapërcyer situatën gjatë importimit të këtyre produkteve, por nuk u morën të dhëna për të konfirmuar gjendjen shëndetësore të produkteve të përmendura nga institucion i akredituar në Republikën e Kosovës”, thonë nga Ministria e Ekonomisë. (Besim Abdullahi, TVM2)
