Lampeduza, 4 emigrantë zbresin nga anija që i shpëtoi
Edhe 4 emigrantë të tjerë kanë marrë leje të zbresin nga anija Open Arms....

Edhe 4 emigrantë të tjerë kanë marrë leje të zbresin nga anija Open Arms që i shpëtoi nga mbytja e sigurtë në det të hapur. Ata janë lejuar të zbarkojnë në Lampeduza për shkak të problemeve shëndetësoredhe po trajtohen në spital.
Por në anijen spanjolle ende mbeten 140 emigrantë të tjerë, nga 155 që ishin në fillim, e që assesi nuk po marrin dot leje për të zbritur në tokë. Shoqatat humanitare kërkojnë që urgjentisht të jepet një leje e tillë.
Sipas tyre , është çnjerëzore t’i mbash njerëzit pa shpresë në anije, pas gjithë asaj që kanë kaluar në det për tu larguar nga vendet e pasigurta të origjinës.
Edhe 9 emigrantë të tjerë nga kjo anije janë në spital pasi autoritetet më në fund i lejuan të zbresin për tu dhënë ndihmën e nevojshme mjekësore të martën.
Italia ka një politikë të porteve të mbyllura ndaj emigrantëve, pas numrit të mardh të të ikurve, që vitet e fundit gjithnjë e më tepër u afrohen brigjeve të saj, në këkrim të një jete më të mirë në Europë. Gjykata në Lacio ka dërguar vendimin qeveritar në gjykatën e Apelit.
