Maqedoni
Informacione online për tokën ndërtimore
11.09.2014 18:09
Të gjithë të interesuarit për të investuar në Maqedoni, qofshin investitorë të brendshëm apo të huaj, do të mund të kontrollojnë...

Të gjithë të interesuarit për të investuar në Maqedoni, qofshin investitorë të brendshëm apo të huaj, do të mund të kontrollojnë nga cilido kënd i botës online dhe të marrin informacione për tokën ndërtimore në Maqedoni.
Kështu njoftoi sot zëdhënësi i Qeverisë, Aleksandër Gjorçev. Bëhet fjalë për aplikimin e tre regjistrave qendrorë edhe atë Regjistrin e Patundshmërive, Regjistrin e Çmimeve dhe Regjistrin e Adresave me përmbajte të detajuara për çmimin dhe lokacionin dhe shumë informacione të tjera.
“Do të evidentohen të gjitha sipërfaqet ndërtimore, të gjitha të dhënat se çfarë është planifikuar të ndërtohet në atë hapësirë, ndërsa nëse nuk është parashikuar të ndërtohet asgjë, do të përmbajë informacion se bëhet fjalë për tokë të lirë. Në atë mënyrë do të sigurohet informacion për gjithë tokën ndërtimore në Maqedoni”- deklaroi zëdhënësi i Qeverisë, Aleksandar Gjorçev.
Ndërkohë, Regjistri i Çmimeve do të përmbajë informacione lidhur me të gjitha shitjet dhe blerjet e patundshmërive, tha drejtori i Kadastrës, Sllave Trpevski.
Sipas tyre, qëllimi kryesor i aplikimit të këtij sistemi është që në një vend shumë shpejtë të ofrohen informacione për investitorët potencial.
NAIM RAMADANI
