Maqedoni
Shtëpia e shëndetit publik Tetovë, uji i ujësjellësit në Tearcë nuk është për pije
17.08.2019 15:41
Banorët e komunës së Tearcës, vazhdojnë edhe më tej të mos e konsumojnë ujin...

Banorët e komunës së Tearcës, vazhdojnë edhe më tej të mos e konsumojnë ujin e ujësjellësit pas rezultateve që dolën nga Shtëpia e Shëndetit publik në Tetovë, sipas të cilave uji mund të përdoret vetëm si ujë teknik por as se si për pije.
“Gjatë kësaj jave mund t'ju informojmë se gjendja gradualisht po qetësohet dhe nuk kemi asnjë raport për një shpërthim apo raste të reja masive të enterokolitit në popullatë. Analizat e mostrave të ujit të marra gjatë javës së kaluar tregojnë një përmirësim dramatik në pamjen mikrobiologjike të mostrave të ujit të analizuar dhe rezultatet e marra kanë tendencë të jenë më afër parametrave të dëshiruar mikrobiologjik dhe higjienik të ujit të pijshëm të operuar nga PCE”, thuhet ne komunikaten e nga Shtëpiës së Shëndetit publik në Tetovë.
Banorët thonë se në këtë situatë janë të detyruar të blejnë ujë për pije.
“Uji për momentin nuk është i pijshëm por cka do bëhët me tutje nuk e dim.Për të larë e përdorim por për pije jo”.
“Nuk është i pijshëm uji,për të larë e përdorim por më shumë për pije jemi duke ble ujë”.
“Problemi kemi sa të duash por nuk punojnë, jemi duke përdor vetëm për larje për pije jo”, shprehen banorët.
Miftari, shkaktar pasitrimi i bazenit pa leje të komunës
Për këtë problem drejtori i Ndërmarrjes Publike Higjiena Tearc, Mefail Miftari e akuzon investitorët e hidrocentraleve të cilët sipas tij, i kanë pastruar bazenin pa lejen e komunës.
“Dua të ju informojë se uji në Tearcë për momentin është ujë teknik. Ne me datën 05.08 .2019 kemi marrë një kërkesë nga Ako Investi që kërkojnë të lajnë bazentin e hidrocentralit 98. Ne nuk kemi pranuar për arsye se ujti është pakë dhe nuk guxon të pastron bazentin jo hidrocentralin, pasi në Tearcë është bërë hidrocentrali del ulja nuk është e vërtet është bërë helmim nuk është e vërtet. Ne e marrim ujin nga lumi nuk e marrim nga liqeni I Shkodrës, por ka sistem filtrues në Tearcë,por sistemi filtrues nuk mundën shijen dhe erën të ja largon. Kjo ka ardhur për arsye se Ako Investi dhe Sol Hydropoër pa lejen tonë e kanë pastruar bazentin e tyre”, theksoi drejtori i Ndërmarrjes Publike Higjiena Tearc, Mefail Miftari.
Kompania Sol Hydropowr, nuk e kemi pastruar bazenin
Ndërkohë me një komunikatë me shkrimë kompani SOL HYDROPOWR e ka hedhur poshtë pretendimet e Mefail Miftari, duke theksuar se nuk e kanë pastruar bazenin.
“Ne me përgjegjësi pretendojmë se vendet e vendosura në pronën e lumit Bistrica në pronësi të SOL Hydropower dooel Shkup nuk kanë asnjë lidhje me ndotjen e lumit Bistrica që ndodhi para 12.08.2019. Përkatësisht, informacioni i botuar në shtypin e përditshëm në Libertas më poshtë, të cituar në 12.08.2019 tregon qartë se mostrat e marra tregojnë se ekziston një prani e baktereve familjare Enterocoliti nga kontaminimi i fekaleve. Ne besojmë se duhet kërkuar arsyen e furnizimit dhe trajtimit të rrjetit të ujësjellësit”, thuhet në komunikatën e kompanisë SOL HZDROPOWR.
Ndërkohë Shtëpia e Shëndetit publik në Tetovë, u ka rekomanduar edhe banorëve të fshatrave Glogjë dhe Përshefcë, që nuk furnizohen me ujësjellësin e Tearcës, që të mos e përdorin ujin për pije, por vetëm si teknik deri sa të ulen temperaturat.
VISAR SADIKI
