Maqedoni
Dimovski: Masat për rasatin e peshqve, nuk vlejnë vetëm për Kosovën
17.08.2019 16:29
Ndalimi i importit të rasadit të peshkut dhe çiçrrave nga Kosova nuk paraqet ndalesë të posaçme vetëm për Kosovën...

Ndalimi i importit të rasadit të peshkut dhe çiçrrave nga Kosova nuk paraqet ndalesë të posaçme vetëm për Kosovën, por të gjitha vendet tjera deklaron ministri i Bujqësisë Trajan Dimovski.
Kjo sipas Dimovskit ka ndodhur sepse Maqedonisë e Veriut ka për qëllim marrjen e lejes për eksport të peshkut të freskët në tregun evropian, dhe se për këtë shkak janë rritur standardet në këtë industri.
Por Dimovski nuk përjashtoi mundësinë që të ulen me palën Kosovare dhe ti tejkalojnë dallimet.
“Nuk po implementojnë monitorimin, nuk kanë ndalesë eksplicite, të themi vetëm pse janë prodhime të Republikës së Kosovës, por se masa vlen për të gjithë shtetet tjera. Nëse dëshmohet se po implementojnë monitorimin, nuk do të ketë asnjë problem”, u shpreh ministri bujqësisë Trajan Dimovski.
Por pas një vendimi të tillë nga Maqedonia e Veriut, Autoritetet kosovare njoftuan se kanë vendosur masa reciprociteti për importin e mjaltit dhe patateve nga Maqedonia.
Nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë në Qeverinë e Kosovës, njoftuan se që nga qershori i këtij viti kur produktit të Kosovës, rasadit të peshkut i janë vendosur barrierat tarifore nga ana e Republikës së Maqedonisë së Veriut, ka dërguar ankesa përmes sekretariatit të CEFTA-së dhe po ashtu ka nisur letër drejt ministrit të ekonomisë, por që sipas Shalës autoritetet e Maqedonisë së veriut nuk kanë reflektuar.
Lidhur me vendimin e autoriteteve kosovare të hënën Minsitri i Bujqësisë do të diskutoj me ministrin e Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi dhe drejtorin e Agjencisë për ushqim dhe veterinari, Zoran Atanasov, për të vendosur rreth hapave konkrete.
Minsitri Dimovski sqaroi se nuk ka ndalesë për importin e peshkut të freskët nga Kosova. Nga Maqedonia e Veriut në Kosovë në vit eksportohen prej 40 eri në 1.000 ton patate, ndërsa eksporti i mjaltit është me vlerë rreth 400.000 eurosh në vit.
FITIM KRYEZIU
