Maqedoni
“Zhvatja”, Neziri: Afera nuk mbulohet, jemi në fokus të ndërkombëtarve
17.08.2019 17:33
Të gjithë të involvuar në rastin Zhvatja do duhet të dalin para organeve gjyqsore...

Të gjithë të involvuar në rastin Zhvatja do duhet të dalin para organeve gjyqsore dhe se skandali që lëkundi skenën politike duhet të marr epilog përfundimtar.
Analsitit politik Xhelal Neziri në një prononcim për TVM2 shprehet se duke pasur parasysh faktin që vendi tashmë pothuajse është anëtar i NATO-së dhe në prag të nisjes së bisedmeve për anëtarsim në BE, skandalet e këtij lloji nuk mund të mbulohen me vetëm me mbulime mediatike apo me ndonjë fars gjyqsore.
“Nuk është Maqedonia më në atë nivel që të mbeten të izolurara të gjitha këto raste, nuk është në atë shkallë që ti lë në status quo të gjitha aferat siç kanë ndodhur edhe më parë mirëpo tani veçmë jemi anëtarë të NATO-së dhe para fillimit të negociatave me BE dhe kjo bën që fokusi i inistcioneve ndërkombëtare të vendosjes jetë në të gjitha ngjarjet, në aferat që ndodhin, në funksionimin e gjyqsorit dhe shetit ligjor dhe nuk besoj që qeveria edhe ka për qëllim ta mbuloj këtë aferë nuk do tia arrij qëllimit”, u shpreh analisti politik Xhelal Neziri.
Sipas Nezirit të gjitha vendet të cilat janë në periudhë të trazicionit janë ballafaqur me afera korruptive të këtij lloji por beson se një epilog i duhur do të shërbente model në të ardhmen se si nuk duhet vepruar ata që bartin funksione publike.
“Në çdo vend në trasnizion nëse marrim vendet e rajonit që kanë përshpejtuar hapin drejt integrimit në NATO dhe BE ka pasur trauma në kuptimin e zgjidhjes së epliogut të aferave korruptive pasi prapa aferave korruptive qëndrojnë njerëz të fuqishëm të politikës dhe të biznesit. Mendoj se afera Zhvatja do të ketë një epilog, të gjithë të involvuarit të nxjeren para drejtësisë dhe kjo aferë do të shërbej edhe në të arhdmen edhe për funskionarë tjerë, edhe gjykatësit tjerë edhe prokrurorët se si nuk duhet vepruar dhe si në të ardhmen çdo veprim i tyre që nuk është në përuthje me ligjin do të sanksionohet”, thekson Neziri.
Për rastin Zhvatja tashmë Prokuroria Themelore për Krim të Organizuar dhe Korrupsion ka ndërmarrë veprime konkrete duke thirrur për të dëshmuar prokurorët e speciales Lile Stefanova, Elizabeta Josifovska dhe Burim Rustemin.
ZEKIRIJA MEXHITI
