SHQIPERI

Shkarkohet guvernatori i Bankës Shqiptare

11.09.2014 18:13

Është shkarkuar zyrtarisht guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, i cili ndodhet prej 6 ditësh në qeli të burgut...

Me votë unanime, anëtarët e Komisionit Parlamentar të Ekonomisë kanë firmosur shkarkimin e tij, duke i hapur rrugë zgjedhjes së guvernatorit të ri.
 
Sa i takon shkarkimit të inspektores së përgjithshme, Elivar Golemi,  e cila është e arrestuar nën akuzën për shpërdorim detyre, kryetari i Komisionit të Ekonomisë dhe Financave tha se po vijojnë procedurat.
 
Ardian Fullani, nuk ka pranuar të japë asnjë shpjegim për hetuesit lidhur me vjedhjen e bankës. Ndërsa përgjegjës i drejtpërdrejtë vazhdon të mbetet Ardian Bitraj. 
 
Fullani dhe Elivar Golemi akuzohen për shpërdorim detyre, që çoi deri në vjedhjen e bankës. Ndërkohë, Grupi Hetimor nuk e ka ende asnjë ide se ku mund të jenë 713 milion lekët që i mungojnë thesarit.
 
LULJETA NDOKA