Botë

Shpërthim në një dasëm në Kabul, mbi 60 të vdekur e 180 të plagosur

18.08.2019 14:05

Nga shpërthimi i një bombe në një ceremony dasme në kryeqytetin e Afganistanit...

Nga shpërthimi i një bombe në një ceremony dasme në kryeqytetin e Afganistanit, Kabul kanë vdekur 63 persona dhe janë  plagosur më shumë se 180 të tjerë.
 
Shpërthimi ka ndodhur në perëndim të kryeqytetit, kryesisht të populluar me myslimanë shiitë. Ministria e Brendshme afgane ka konfirmuar numrin e të vdekurve, ndërsa nuk ka dhënë informacione se kush e ka kryer sulmin. 
 
"E ndëgjova një shperthim të madh, kjo ishtë e gjitha, ishte një situatë e tmerrshme, një numër i madh dasmorësh u vranë, në momentin e shpërtimit, ndëgjuam vetëm zhurmën e madhe dhe sa hap e mbyllë sytë, gjithcka u shkatërrua", u shpreh i lënduari Mohammad Toofan.
 
"Shpërthimi ndodhi afër orkestrës muzikore, të gjithë të rinjët, fëmijë dhe të pranishmit që ishin aty afër u vranë, disa u plagosën që ishin pak më larg orkestrës ata momentalisht ndodhen në spital. Pak nga të pranishmit i shpëtuan pa pasoja këtij shpërthimi, shumë veta vdiqën", theksoi dëshmitari Gul Mogammad.           
                                                    
"Unë isha në kuzhinë dhe po vinja drejtë  sallës, në moment ndëgjova një zhurmë të madhe. Veshët mu mbllokuan dhe pashë shumë të plagosur të tjerët  po iknin. Më pas erdhën forcat e  policisë dhe emergjencës për të transferuar të plagosurit. Disa kamerierë janë vrarë dhe plagosur në këtë incident", shprehet kamarieri Sayet Agha Shah.       
                    
"Ne kemi qenë në shtëpi kur kemi ndëgjuar shpërthimin, kur iu afruam zonës, pashë shumë fëmijë dhe gra duke bërtitur dhe qarë. U përpoqëm tu dilnim në ndihmë të plagosurve, ishte e tmerrshme ajo që pashë me sy", theksoi banori i lagjes Mogammad Hasan.   
 
Dhëndri i dasmës, Mirwais i cili i ka shpëtuar sulmit për një televizion lokal ka thënë: Familja ime, nusja ime janë të shokuar, nuk mund të flasin. Kam humbur vëllanë, shokët, familjarët.
 
Nuk do të jem i lumtur kurrë më. Presidenti afgan, Ashraf Ghani e ka përshkruar sulmin si “barbar” në një postim në rrjetin social, Tëitter. Zëdhënësi i talibanëve, Zabiullah Mujaheed, e ka “dënuar ashpër sulmin”.
 
“Nuk ka arsyetim për vrasje të tilla dhe shënjestrim të grave dhe fëmijëve”, ka thënë Mujaheed. Ky sulm ka ndodhur 10 ditë pasi një sulm i madh me bombë jashtë stacionit policor në Kabul ka lënë të vdekur 14 persona dhe ka plagosur gati 150 të tjerë.
 
Për këtë sulm përgjegjësinë e morren talibanët. Tensionet në këtë shtet kanë qenë të larta, pavarësisht pse talibanët dhe Shtetet e Bashkuara, të cilat kanë mijëra trupa ushtarake në Afganistan, është raportuar se janë afër arritjes së një marrëveshjeje për paqe. 
 
FARIJE DAUTI-BAKIJU