Maqedoni
Kumanovë, tregtarët: Fuqia blerëse po zbehet; Qytetarët: Blihen vetëm produkte të domosdoshme
18.08.2019 14:24
E diela është ditë tregu në Kumanovë. Por, Tregu i gjelbër në këtë qytet është gjysmë i boshatisur...

Objektivi i kamerës sonë hasi shumë tezga të zbrazta, kurse mungojnë edhe blerësit. Tregëtarët ankohen se u ka rënë puna si kurrë më parë si pasojë rënies së fuqisë blerëse.
“Gjendja ekonomike është tepër e vështirë, mjer populli ku jemi duke jetu, nuk ka blerje aspak, cdo dit e cdo vit vetëm keqsohet gjendja me shitje blerjet në treg, duhet me qajt e me vajtu për rininë sepse atë nuk e kemi këtu sepse kan ikur jasht shtetit, e halli jonë cka më tutje nuk e di, por kështu si është, është shum vështirë me jetu”, shtoi mes tjerash një tregtar në Tregun e Gjelbërt të Kumanovës.
“Puna shkon shumë dobët, vetëm rrim kot, nuk ka shitje, populli nuk ka para, shumica kan ikur, këtu nuk ka asgjë, ja sot është ditë e dielë ditë tregu, por ja që shumë dobët”, shtoi mes tjerash një tregtar në Tregun e Gjelbërt të Kumanovës.
Edhe qytetarët ankohen. Thonë se në mungesë të parave blejnë vetëm produketet e domosdoshme.
“Blejta vetëm vezë, tjetër asgjë, sepse nuk mundem se nuk ka më për shumë, me një pension nuk mundesh me ble ma shumë, nuk mjafton për shumëcka”, theksoi për TVM2 një blerës.
“Jetoj në Zvicër gati 21 vjet, cdo vit që vij këtu në vendlindje shof se situata ekonimike keqsohet edhe më tepër për kushtet që u ofrohen dhe kan, dhe siq jan duke u zhvilluar punët, shifet se nuk ka përmirsim aspak. Ne si gurbetqar nëse nuk vim në vendlindje, e nëse nuk lëm të holla, nuk bën, se sa për shtetin e RMV-së, nuk ka zhvillim”, u shpreh një blerës.
U larguam nga tregu i Kumanovës me shpresë se në një të afrëme më të shpejtë gjendja do të ndryshojë dhe do të gumëzhojë nga njerëzit sikurse më parë.
FATLUM AQIFI
