Maqedoni

Armata e Maqedonisë së Veriut, ceremoni në 27 vjetorin e themelimit

18.08.2019 14:46

Anëtarësimi ynë në NATO është prioritet i vjetër strategjik që nga pavarësia e vendi...

Anëtarësimi ynë në NATO është prioritet i vjetër strategjik që nga pavarësia e vendi, apo më mirë thënë nga viti 1993 kur u sollë rezoluta për anëtarësim në NATO.
 
Kështu u shpreh Kryetari i Shtetit, dhe Komandant suprem i Forcave të Armatosura të vendit Stevo Pendarovski në manifestimin për hirë të 27 vjetorit të themelimit të Armatës.
 
Kjo armatë sipas tij është shëndëruar në një Armatë profesionale, multietnike dhe e cila bënë pjesë në mesin e 30 armatave të vendeve anëtare të NATO-së. 
 
“Zgjidhja e çështjes së emrit me Greqinë, me nënshkrimin e Marëveshjes së Prespës, kemi arritë vetëm në një hapë largë qëllimit tonë të kahershëm, anëtarësimi në NATO, për çka kemi punuar pa ndërprerë kaq vite. Nëse deri tani ka pasë të atillë që kanë menduar se nuk mund të bëhemi anëtare e 30 e NATO-së, tani kjo është një gjë e realizueshme. Tani një nga prioritetet në këtë fazë të reformave, plotësishtë do ta përkrahi përpjekjet e Qeverisë që si një anëtare e NATO-së të ndajme 2 % nga BPV për Armatën“, u shpreh kryetari i shtetit Stevo Pendarovski.
 
“Ky vitë pas neshë është është viti I suksesit, viti në të cilin e kemi rrumbullakësuar etapën më të vështirë të anëtarësimit tonë në NATO. Kemi kaluar plotë 27 vite përplotë me sfida, të cilat kanë qenë të natyrave të ndryshe, por ajo që është e sigurtë se ky marshim 27 vjeqar po përmbyllet me misionet tona të paqës në Avganistan, Liban dhe Bosnjë e Hercegovinë, por tani edhe me anëtarësimin tonë në mesin e 30 vendeve anëtare të Aleancës më të madhe udhtarake në botë”, theksoi ministrja e mborjtjes Radmilla Shekerinska.
 
Njëherit u theksua se 28 vjetorin e themelimit Amrata e MAqedonisë së Veriut do ta presë si anëtare e barabartë e NATO-s.
 
FITIM KRYEZIU