Maqedoni
VMRO-DPMNE paralajmëron protesta dhe bllokim institucionesh; LSDM: Mos dëshironi të përsërisni 27 prillin?
18.08.2019 15:08
VMRO-DPMNE-ja opozitare paralajmërojnë protesta, bllokim të rrugëve dhe institucioneve...

VMRO-DPMNE-ja opozitare paralajmërojnë protesta, bllokim të rrugëve dhe institucioneve, me kërkesën që vendi të shkoj në zgjedhje të parakohëshme pçarlamentare pas rastit Zhvatje, ku sipas kësaj partie është i implikuar edhe Kryeminsitri Zoran Zaev dhe prokurorja Speciale Katica Janeva.
Protestat do të kenë për qëllim rrëzimin sa më të shpejtë të kësaj qeveria kriminale të haraçit.
"Demonstrata, protesta, marshe protestuese, bllokim të rrugëve, bllokim të kuvendit, blllokim të institucioneve, bukfalisht për momentin nuk përjashtohen të gjitha metodat demokratike të veprimit", u shpreh sekretari i përgjithshëm i VMRO-DPMNE-së, Igor Janushev.
Nga LSDM kundërpërgjigjen me pzetje për opozitën, mos pretendon të përsëris bllokimin e institucioneve si në rastin e 27 prillit me dhunën në kuvend?
"Kur thonë se do të bllokojnë institucione mos ndoshta mendojnë në bllokimin e institucioneve siç e bënë më 27 prill", theksoi deputeti i LSDM-së, Kostadin Kostadinov.
Poashtu nga LSDM sërish i kanë kërkuar liderit të opozitës maqedonase Hristian Mickovski që të përgjigjet në pyetjet nëse është takuar në Humgari me Nikolla Gruevskin, me gazetarin Italian që publikoi videot për rastin Zhvatje dhe me persona tjerë në Slloveni.
"Është e rradhës Mickovski të përgjigjet nëse është takuar me Nikolla Gruevskin? Gazetarin Italian? por edhe njerëz tjerë nga Sllovenia, kur është parë dhe ku është parë? Nëse ka realizuar takim, le të tregoj Mickovski nëse në ato takime ka marr diçka dhe çka është ajo?", shprehet Kostadinov
Në këtë qëndrim të zëdhënësit socialdemokrat është kundërpërgjigjur me akuza personale kolegu I tij nga VMRO-DPMNE Naum Stoillkovski.
"Prej çka konkretisht friksohet Kostadinov i cili shpesh ishte fotografuar në shoqëri me njërin nga të dyshuarit. Për afërsinë e tyre dëshmon fakti se Kostadinov është shpallur për anëtar nderi i OJQ-së së njërit nga të dyshuarit në Zhvatje. A fsheh telefoni i të dyshuarit fshehtësi personale për të cilat tani Kostadinov në bazë ditore i friksuar manipulon me opinionin? LSDM po e fsheh krimin, ndërsa tani duhet të përgjigjet nëse Kosotadinov e fsheh turpin personal?", theksoi deputeti i VMRO-DPMNE-së, Naum Stoillkov.
Nga VMRO-DPMNE kanë mohuar të kenë pasur çfardo komunikimi me gazetarin italian i cili i publikoi incizimet për rastin “Zhvatje”, ndërsa poashtu mohojnë se që kjo parti të ketë poseduar incizimet para se ti publikonte gazetari italian.
FARIJE DAUTI-BAKIJU
