Maqedoni
Nevoiten korsi biçikletash në Çair: Vozitësit, vesh shurdh ndaj zileve të çiklistëve; Ganiu: Së shpejti korsi e re me gjatësi prej 3.5km
18.08.2019 16:02
Banorët e komunës së Çairit thonë që kanë nevojë për më tepër korsi për biçikleta...

Marrë parasyshë kaosin me vetura i cili po shkaktohet nëpër rrugët kryesore , banorët thonë që askush nu ka kohë që të harxhojë shumë kohë derisa të arrijë në detinacionin e caktuar.
Brenga e rradhës e cila po i preokupon qytetarët të cilët preferojnë të udhëtojnë me bicikletë, është frekuentimi I korsive të bicikletave nga këmbësorët dhe parkimi apo ndalesat e automjeteve.
Ata thonë se shpsh vozitësit e makinave anë veh të shurdhër ndaj zileve për tu larguar.
"Shtegu I bicikletave është shpesh I bllokuar nga veturat e parkuara dhe qytetarët ankohen se nuk munden të vozisin lirshëm bicikleta për shkak të tyre".
Këto pengesa në raste mund jenë madje edhe burim për aksidente.
"Po po na pengojnë..duhet të marrin masa por nuk marrin ,ctë bëj unë kah të shkoj të dal në rrugë kryesore mund tmë godet ndonjë veturë ose andej kah kalojnë këmbësorët duhet patjetër të kalojmë".
"Normalisht se na pengojnë veturat e parkuara në shtegun e bicikletave na pengon në lëvizjen tonë më bicikleta", shprehen qytetaret.
Komuna e Cairit, ka tashmë korsi të biçikletave në disa prej rrugëve të saj kryesore. Kreu I komunës Visar Ganiu thotë se në bashkëpunim me disa Organizata janë në bisedime për ndërtimin e korsisë së bicikletave edhe për 3.5 kilometër gjatësi.
“Ne jemi me një projekt të sipër edhe me organizata të ndryshme për të bërë plus 3.5 kilometër gjatësi korsi për bicikleta ,për shkak se ju e dini që ne vetëm s ekemi inevstuar një pjesë në Komunën e Cairit për bicikleta por jemi duke shiquar opcione me projektuesit tanë të komunës jemi duke i bërë projektet e radhës ku kemi siguruar fonde për të sgigurat korsi të reja për bicikleta”, theksoi kryetar i komunës së Çairit, Visar Ganiu.
Ganiu thotë se komuna e Cairit është në faze të përgatitjes së propozim ligjit për efektivë policore komunal.
"Kërkojmë dhe jemi duke e përgaditur ligjin për tu dorëzuar në parlament që në të ardhmen Komunat të kenë mundësi të kenë polici komunale ku do të intervenojnë për specifika të ndryshme të Komunës një ndër ta një pjesë duhet të bartet neë ingirencat edhe të policisë rrugore të cilat do të barten nën ingirencat e komunës së Cairit atëherë do të kemi të drejta të inrtervenojmë", shprehet Ganiu.
Nga Qyteti thonë se janë në dijeni per gjendjen momentale jo vetem në Çair por në të gjithë qytetin dhe premtuan që brenda këtij mandatit Shkupi do të ketë një rrjet të modernizuar të korsive të biçikletave. Ata përmes subvencionimeve inkurajojnë qytetarët për përdorimin e trotineteve elektrike dhe bicikletave.
VLORA LATIFI-TOPOJANI
