Maqedoni
Mjekët, kujdes me përdorimin e kondicionerëve
18.08.2019 16:28
Freskon ajrin, than lagështinë, na ndihmon të kemi në shtëpi një temperaturë të duhur...

Freskon ajrin, than lagështinë, na ndihmon të kemi në shtëpi një temperaturë të duhur, por në shumë raste kondicioneri mund të jetë i dëmshëm për shëndetin e njeriut.
Mjekët apelojnë për përdorimin me kujdes të kondicionerëve pasi shfrytëzimi i tepërt mund të sjell në shumë probleme shëndetsore.
Posacërisht kondicioneri është i rrezikshëm për personat me sëmundje reumatike, asmë dhe me sëmundje kardio-vaskulare.
“Më tepër prek ata persona që janë me sëmundje reumatike, kanë spandilloza, kanë diskopati te ata një frymë e ftohtë e kondicionerit mund të prek në unazat të boshtit të kurrizit që mund ta bëjë gjendjen shumë fatale gjendjen shëndetsore të pacientit. Pacienti nëse prek unazat e qafës mund të vie deri në mendmarrje dhe mund ti bie të fikët. Nësë bie në pjesën lumballe mund ti paraqitet sëm undje e ishiazit, për të cilën pastaj duhet shërim për një kohë të gjatë”, shprehet mjekja Sufjane Bellçishta.
Të anketuarit nga TVM2 thonë se në të shumtën e kohës përdorimin e kondicionerit e kanë të patjetërsueshëm për shkak të temperaturave të larta.
Megjithate ka edhe nga ata që e përdorin më pak.
“E përdori edhe në veturë edhe në shtëpi. E di që janë të dëmshme por shumë vapë e madhe.”
“E përdorim patjetër. Temperaturat janë të larta normal.”
“Po e përdorim, varet prej kohës. Jo nuk jam I vetdijshëm, shikojmë vetëm me zgjedh problemin, domethënë kemi nxeht e lëshojmë klimën”
“Kondicionerin prej vitit 95 nuk e lëshoj, shumë pak , për vete nuk e shfrytëzoj.
"Duke qenë brenda me e përdorë klimën faktikisht ose ftohje ose të zihen hundët, kurse me e përdor në formë që e lëshon dhe nuk je brenda pas asaj hyn është më jo e dëmshme”, theksojne qytetaret.
Maramendja, shtrëngimi i gjoksit, kokëdhimbjet apo vjelljet janë simptomat më të shpeshta që mudn të shfaqen nga përdorimi I tepërt I kondicionerit, informon mjekja amë Sufjane Bellçishta.
Me tepër prek fëmijët deri në moshën 5 vjeçare dhe të moshuarit mbi moshën 60 vjeçare.
BELINDA KOKA ADEMI
