Maqedoni

Sindikata e pavarur e Policisë, marrveshje kolektive për policinë e burgjeve

18.08.2019 16:55

Sindita e pavarur e Policisë dhe policët e burgut dhe asaj administrative...

Sindita e pavarur e Policisë dhe policët e burgut dhe asaj administrative, siq informuan sot në një konferencë për shtyp, kanë hartuar një Marrëveshje Kolektive me regulla të cilat i kanë edhe sindikatat europiane dhe e cila ësht drejtuar drejt Ministrisë së Drejtësisë për Implementim.
 
Sipas Goce Delcev Todev, kryetar i ktij sindidati, një marrëveshje e tillë po propozohet për herë të parë për të punësuarit në polici, edhe atë pasë 28 viteve nga krijimi I shtetit. 
 
“29 Vite askujt nuk ju kujtua, por nuk kanë dashur as që të mendojnë se për të punsuarit në policinë e burgut duhet të hartohet një marrëveshje e tillë kolektive, e cila parasheh që me ligj të regullohen të gjitha paqartësitë rreth statusit të tyre”, u shpreh kryetari i Sindikatës së Policisë, Goce Delçev Todev.
 
“Me këtë ligj përveq që marrim më shumë të drejta ne të punësuarit në Institucionet e burgjeve, do të kemi të drejtë që edhe pagesa e pagave të realizohet në bazë të punës që ka bërrë secili individualisht”, theksoi Goran Ristevski nga Sindikati i pavarur nga policia administrative.
 
Sipas tyre ky sindidakt po ballafaqohet me një problem ku sipas DELÇEV TODEV po hasin me disa siq i quajti “fantom” sindikata të cilat po mundohen në opinion të paraqiten si Sindikatat e vërteta të policisë, dhe të cilat po mundohen të krijojnë ndarrje në mes pjestarëve të policisë.
 
Pikrishtë këto sindikata të cilat janë të sapo formuara po mundohen që ta pengojnë sjelljen e kësaj marrëveshje. Sipas Delçev Todev ky sindikat ka përkrahjen e 9 nga 12 burgjet e maqedonis. 
 
FITIM KRYEZIU