Maqedoni

Autostrada “Ibrahim Rugova”: Humb jetën një 18 vjeçare nga Kumanova

18.08.2019 17:19

Në një aksident të rëndë trafiku që ka ndodhur në autostradën “Ibrahim Rugova” afër Suharekës në Kosovë...

Në një aksident të rëndë trafiku që ka ndodhur në autostradën “Ibrahim Rugova” afër Suharekës në Kosovë, ka humbur jetë një vajzë 18 vjeçare nga Kumanova, ndërsa katër persona të tjerë, familjarë të viktimës, janë lënduar.

Lajmin e ka konfirmuar Policia e Kosovës e cila ka raportuar për një aksident të rëndë trafiku me pasoja fatale, të shkaktuar sot rreth orës 10:00 paradite në autostradën “Ibrahim Rugova. 

Familja nga Kumanova ishte nisur për pushime në Shqipëri, ndërsa syshohet se makina e tyre u aksidentua nga një makinë tjetër, e cila pasi ka shkaktuar aksidentin është larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të paditur.

Të lënduarit janë dërguar për trajtim në spital, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion.